Mafiozi Fatmir Mediu, po gjykohet në gjendje të lirë, megjithëse ka dhe 6 dosje për lidhje me bandat e trafikut të drogës, femrave, armëve e vrasjeve; dhe është dënuar me 2 vite burg në Itali, për kalim në vendet e BE të trafikantëve nga Fieri e Berati, të dënuar e në kërkim ndërkombëtar, duke i futur në delegacionet e parlamentit me pasaporta false...
Gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjegjinë e Gërdecit, u shty përsëri për herë të 37-të, me marifetin e stërzgjatur të gjoja pyetjes së 5 ekspertëve, procesi i të cilëve po zgjat prej 6 muajsh, i zvarritur pa asnjë shkak real.
Pas seancës së datës 10 korrik, Zamira Durda, së cilës iu vra fëmija 6-vjeç nga shpërthimi në Gërdec, kërkoi përshpejtimin e gjykimit, duke akuzuar prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO, se në pazare me Fatmir Mediun e bashkëpunim me avokatët, po bëjnë çdo gjë që mos ta dënojnë.
Akuza e saj, mbështetet në faktin, që procesi gjyqësor i Gërdecit, me akuzën “Shpërdorim detyre” për Fatmir Mediun, ka nisur qysh në muajin maj 2021 dhe nuk po mbaron, mbasi trekëndëshi prokurorë- gjyqtarë- avokatë, po zbatojnë skenarin me shtyrje seancash.
Madje, ndërkohë që ish- ministri Fatmir Mediu, është i pandehur në proces gjykimi për këtë ngjarje të rëndë me pasojë 26 viktima, po lihet i lirë e po lejohet të dalë jashtë Shqipërisë, megjithëse në proces janë dhe pyetje dëshmitarësh e ekspertësh që kanë prova të reja.
Realisht, avokatët e familjes Durda kanë kërkuar nga SPAK e GJKKO, që minimalisht sipas Kodit Penal, ministrit Fatmir Mediu t’i ndalohet dalja nga Shqipëria, por kjo kërkesë ligjore nuk është pranuar, me argumentin se ai nuk përbën rrezikshmëri.
Por mafiozi Fatmir Mediu, po gjykohet në gjendje të lirë, megjithëse ka dhe 6 dosje për lidhje me bandat e trafikut të drogës, femrave, armëve e vrasjeve; dhe është dënuar me 2 vite burg në Itali, për kalim në vendet e BE të trafikantëve nga Fieri e Berati, të dënuar e në kërkim ndërkombëtar, duke i futur në delegacionet e parlamentit me pasaporta false.
Pasi u shty 2 vite gjersa kaloi për gjykim; prej 2 vitesh të tjerë, gjyqi i Fatmir Mediut për Gërdecin, po shtyhet çdo 10-15 ditë, duke sajuar procedura nga avokatët, prokuroria e gjykata.
Në bashkëpunim, janë sajuar e pranuar kërkesa absurde të avokatëve, lista dëshmitarësh e ekspertësh, mungesë avokatësh, prokurorësh, gjytarësh dëshmitarësh e disa herë mungesë të Fatmir Mediut, që ikte në SHBA për gjoja takime me kongresmenë.
Shtyrja e gjyqit të Gërdecit, nga çdo fakt e justifikim ta analizosh, del në konkluzionin, se është skenar i linjës së zezë e të vjetër brenda SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, që janë të lidhur me mafien politike dhe sëbashku po realizojnë skenarin për mos ta dënuar Fatmir Mediun.
Sepse, nëse dënohet Famir Mediu, qoftë dhe me gjobë për “Shpërdorim detyre”, do konfimohet krimi i tij në Gërdec, si ish-ministër bashkë me Sali e Shkëlzen Berishën, ndërsa familja “Durda” do depozitojë ndaj tyre, akuzë për vrasje në bashkëpunim.
Shtyrja e gjyqit të Gërdecit dhe shpëtimi i Fatmir Mediut e Shkëlzen Berishës, thuhet se është pjesë e pazarit mes Edi Ramës e Berishës; të cilët komandojnë fijet e zeza të drejtësisë së vjetër, brenda drejtësisë së re./Pamfleti
Lini një Përgjigje