Megjithëse Almir Rrapo ishte prej afro 10 vitesh në kërkim nga SHBA, Ilir Meta e kishte punësuar në doganë, gardë e parlament deri dhe krye-këshilltar në Ministrinë e Jashtme, ku më 2 korrik 2010, FBI e prangosi brenda Ambasadës së SHBA në Tiranë, tek merrte vizë Amerikane, si pjesë e një delegacioni zyrtar...
Pas 14 vitesh, FBI ka nxjerrë një dosje më dëshmi të rënda kundër Ilir Metës, dhënë nga Almir Rrapo, person në kërkim dhe i arrestuar nga SHBA, si pjesëtar i bandës “Krasniqi”, që kishte kryer shumë krime në Nju Jork, Miçigan etj., por dhe në Shqipëri e Ballkanin Perëndimor.
Si ushtar i Ilir Metës në botën e krimit dhe i pajisur me diplomë juristi false; në vitet 2000-2002, Almir Rrapon e kërkuar nga drejtësia amerikane, kryeministri i kohës (Ilir Meta) e kishte punësuar inspektor doganash dhe e kishte pajisur me distinktiv “Garda”, si pjesë e grupit të shoqërimit të tij.
Gjatë viteve 2005-2009, Ilir Meta e kishte punësuar dhe e prezantonte kriminelin në kërkim Almir Rrapo, si jurist në LSI e parlament, megjithëse e dinte që ishte në kërkim nga SHBA.
Në tetor 2009, kur Ilir Meta u bë Ministër i Jashtëm në pushtetin PD-LSI, kriminelin në kërkim Almir Rrapo e emëroi krye-këshilltar, ku qëndroi deri më 2 korrik 2010, kur FBI e prangosi brenda Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku kishte shkuar për vizë si pjesë e një delegacioni të Ministrisë së Jashtme.
Pas arrestimit, ai u ekstradua në Nju Jork, ku kërkoi të bashkëpunonte me FBI-n dhe Prokurorët e dosjes “Krasniqi”; të cilët i premtuan, se nga 18 vite burg, do ta dënonin vetëm 6 vite, nëse do rrëfente çdo gjë nga aktiviteti i grupit kriminal.
Në marrëveshjen si i penduar i drejtësisë, Almir Rrapos, si kusht lehtësues e siguri pas burgut, iu kërkua dhe ai pranoi, të rrëfente lidhjet dhe aktivitetin me Ilir Metën, shtetarin që e fshehu gjatë viteve të kërkimit, duke e punësuar në doganë, në gardë, jurist në LSI e parlament dhe krye këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Këtë dosje me 280 faqe dëshmi, për aktivitetin kriminal në shërbim të Ilir Metës gjatë viteve 2000-2010; FBI e ka depozituar në SPAK, si prova të marra me kërkesë e bashkëpunim të lirë me drejtësinë Amerikane, nga i penduari Almir Rrapo, i cili dha dëshmitë dhe nën monitorimin pajisjes speciale “Lie Detector” (Makina e të vërtetës).
Para se të dorëzoheshin në SPAK, dëshmitë kanë kaluar në filtër dhe janë hetuar nga agjentë e ekspertë të FBI për 10 vite, në bashkëpunim me agjencitë shqiptare, të cilët i kanë konstatuar të vërteta.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka pranuar si prova, këtë dosje të paraqitur nga FBI, me dëshmitë e kriminelit të penduar Almir Rrapo, për lidhjet me Ilir Metën dhe shërbimet që ka kryer për interesat e tij, mes tyre kërcënime politikanësh, biznesmenësh, gazetarësh, peng-marrje dhe kontroll linjash trafik droge, armësh e kontrabande.
Mbi bazën e këtyre dëshmive, SPAK ka regjistruar çështje tjetër penale për Ilir Metën; ku sipas informacionit të siguruar nga “Pamfleti”, parashikohen këto akuza: “Bashkëpunim, përkrahje, mbështetje e fshehje personash në kërkim nga SHBA, trafiqe dhe financim e përfshirje direkt në veprimtari të strukturuara kriminale”./Pamfleti
Lini një Përgjigje