TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Korrik 2024, 09:54

Himara, çifligu i rrjetit nepotik “Gjikuria”; prej 25 vitesh në duart e argatëve të Vorio- Epirit

Shkruar nga Pamfleti
Himara, çifligu i rrjetit nepotik “Gjikuria”; prej 25 vitesh
Himara /

Nuk është rastësi, që prej 25 vitesh, drejtimi i Bashkisë së Himarës, qarkullon vetëm në duart e familjeve Bollano, Goro, Beleri, Gjikuria, të cilët janë pjesë aktive e qarqeve shoviniste greke, për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe greqizimin e Himarës...

Paçka se Himara është tokë e popullsi shqiptare, kjo zonë është synim etnik e territorial i qarqeve ekstremiste të projektit “Vorio- Epir”; synim të cilin, nëpërmjet drejtuesve të PD e PS, qarqet shoviniste greke, kanë arritur ta drejtojnë me misionarët e tyre anti- shqiptarë.

Kandidimi nga Sali Berisha, i panepiriotit Petro Gjikuria, vërteton faktin, që Bashkia e Himarës është një çiflig i kushërinjëve “Gjikuria”, të cilët po i zhvatin tokat, pyjet e plazhet me tenderë, koncesione, dokumente false e vendime qeveritare.

Milo Gjikuria dhe i biri Florenc Gjikuria, prej 20 vitesh në pushtetin e PD dhe në pushetin e PS, përveç miliona Euro tenderë për rrugët, ujësjellësit, energjinë, shkollat e qendrat shëndetësore të kësaj bashkie, po marrin koncesione, parqe, plazhe e toka për hotele dhe resorte.

Zv/kryetar i Bashkisë së Himarës, është kushëriri i tyre i parë, Pervin Gjikuria, ndërsa te sektori i tenderëve, financave, legalizimet, taksave dhe komisioni i tokave të kësaj bashkie, janë 11 specie “Gjikuria” të tjerë dhe krushqi me familjen e oligarkut Milo Gjikuria.

Këta kanë krijuar një rrjet komandimi, kontrolli e pazaresh me vendet e punës, ndarjen e fondeve e pasurive, me dirigjim nga Babloku, i cili e ka këtë rrjet nepotik në Bashkinë e Himarës.

Për këtë rrjet nepotik; të cilin, banorët e Himarës i quajnë “Pronarët e Bashkisë”; thonë dhe është fakt, se për çdo kërkesë duhet të kalosh në “sportelin” e pazareve të Milo e Florenc Gjikurisë, ndërsa letrat zyrtare i “qëndisë” kushëriri, zv/kryetari Pervin Gjikuria.

Kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë më 4 gusht, Sali Berisha ka vendosur kushëririn e tyre të parë, Petro Gjikuria, i cili do mbajë në detyrë kushëririn zv/kryetar Pervin Gjikuria.

Por do vazhdojë të bëjë pazaret dhe me baba e bir, oligarkët e Milo e Florenc Gjikuria, të cilët kanë financuar veprimtari shoviniste të PBDNJ-së, Omonias, organizatës “Rinia e Vorio- Epirit” (ORVE), të grupit “Mavi” e partisë “Agimi i Artë”, për autonominë dhe greqizimin e Himarës.

Siç dihet, Petro Gjikuria është pjesë drejtuese e organizatës Panepiriote të drejtuar nga anti-shqiptari Nikolas Geixh; i njohur si lobisti grek që ka financuar propagandë dhe sulme ushtarake, për aneksimin e jugut të Shqipërisë që ata e quajnë “Virio- Epir”, mes tyre dhe Himarën.

Nuk është rastësi, që prej 25 vitesh, drejtimi i Bashkisë së Himarës, qarkullon vetëm në duart e familjeve filogreke Bollano, Goro, Beleri, Gjikuria, pjesë aktive e qarqeve shoviniste greke.

Aktualisht, Kryetar Bashkie i komanduar është Arqile Bollano, zv/kryetar dhe familjar i Vasil Bollanos, ekzemplarit anti-shqiptar që prej 15 vitesh, është emëruar Kryetar i Organizatës “Vorio- Epir” me qendër në Sarandë, në adresën “Rruga nr. 3”, e-mail “[email protected].”

Para Arqile Bollanos, kryetar i zgjedhur ishte Dionisos Alfredis Beleris, i vërtetuar si shërbëtor i lobit të Nikolas Geixh e Petro Gjikuria, si dhe i grupit “Mavi” e “Agimi i Artë”; i cili ka kandiduar dhe në vitin 2015 nga PD e më 2019 nga PD-PBDNJ, i maskuar si kandidat i pavarur.

Para Fredi Belerit, prej 12 vitesh drejtoi oficeri Gjergj Goro; i cili, pas vajtjes në Greqi dhe anëtarësimit në grupin “Mavi” e partia “Agimi i Artë”, ndërroi emrin në Jorgo dhe bëri shumë shërbime për lëvizjen “Vorio- Epiri” edhe si stërvitës i grupeve ushtarake.

Ndërsa më 4 gusht 2024, PS e PD kanë kandiduar Vangjel Tavon e Petro Gjikurinë, shërbëtorë të projektit grek për copëtimin e jugut të Shqipërisë dhe greqizimin e Himarës./Pamfleti  

himara çifligu i gjikurias rrjeti nepotik argatë të vorio epirit

Lini një Përgjigje