TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Korrik 2024, 09:49

Pas arrestimit të Ilir Beqjes, qeveria 'lan duart' si Pons Pilati; do auditojë fondet e huaja

Shkruar nga Pamfleti
Pas arrestimit të Ilir Beqjes, qeveria 'lan duart' si Pons
Kryeministri Rama me ministrin e tij të Financave, Ervin Mete /

Këto fonde i ka audituar KLSH dhe institucionet të BE, SHBA, BB, BERZH e shtetet donatore, të cilët i kërkuan kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Financave, Anila Denaj, të ndalej korrupsioni me fondet e tyre, por ata lejuan vjedhjet, siç lejuan Frida Krifcën me fondet e fermerëve dhe Ilir Beqjen me fondet e turizëm-mjedisit...

Pas arrestimit të Ilir Beqjes për vjedhjen e fondeve të BE, qeveria ka shpejtuar “të lajë duart”, sikur gjoja nuk e ka ditur këtë krim të organizuar financiar, të kryer brenda zyrave të kryeministrisë, ku autoritet drejtues e kontrollues është kryeministri Edi Rama.

Më 15 korrik 2024, Ministria e Financave, si dikasteri qendror i auditimit të brendshëm edhe për grandet e huaja që i akordohen Shqipërisë, ka shpallur një tender 36 milionë lekë, me objekt: “Auditimi i jashtëm i projekteve e granteve me financim të huaj për vitet 2022-2023”.

Pas arrestimit të Ilir Beqjes, qeveria 'lan duart' si Pons

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, Ministria e Financave si partner i donatorëve të huaj, ka audituar menaxhimin e grandeve që kanë dhënë, por ata nuk kanë qenë dakord me raportet dhe i kanë kërkuar ministrit Ervin Mete, të bëhet një auditim tjetër.

Ri-auditimi, do bëhet me ekspertë të jashtëm, ku Ministria e Financave do ketë rolin e administruesit të fondeve, ndërsa donatorët e huaj, do kenë ekspertët e tyre mbikëqyrës, të cilët do krahasojnë gjetjet, me auditimet e ministrisë.

Në auditimin e bërë nga qeveria shqiptare, për grandet dhe donacionet e huaja të viteve 2022-2023, janë konstatuar 47 milionë Euro abuzime e vjedhje, konkretisht në ujësjellës, arsim, shëndetësi, turizëm, mjedis, trajnime të administratës publike etj.

Një nga rastet e këtyre vjedhjeve të zbuluara, ishin dhe fondet për të cilat u arrestua  Ilir Beqja, i cili ka shumë abuzime të tjera, me fondet e deleguara në shërbimet e tjera publike, por abuzimet i kanë fshehur ish-ministrja Delina Ibrahimaj dhe ministri aktual Ervin Mete.

Grandet dhe donacionet e huaja, në vitet 2018-2021 i ka audituar KLSH dhe institucionet donatore të BE, SHBA, OLAF, BB, BERZH, OLAF dhe vetë shtetet donatore si Gjermania, Austria, Holanda, Franca, Suedia, Danimarka etj., të cilët kanë gjetur abuzime të shumta.

Ata kanë kërkuar nga qeveria shqiptare, të ndalet korrupsioni me fondet e tyre, por kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, nuk kanë vepruar, madje kanë lejuar që fondet e huaja të vidhen, siç vepruan; Frida Krifca me fondet e fermerëve dhe Ilir Beqja me fondet e turizëm- mjedisit./Pamfleti

arrestimi i beqjes qeveria lan duart pons pilati auditim i fondeve të huaja

Lini një Përgjigje