TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 22:38

“Zvarritja e gjyqit për vulën e PD-së, e turpshme”, Iljazaj: Shpresoj që vendimi të mos të jepet në prag të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Zvarritja e gjyqit për vulën e PD-së, e turpshme”,

Politologu Ervis Iljazaj, e ka quajtur turp faktin që Gjykata po zvarrit kaq shumë çështjen për vulën e PD-së.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është përgjegjësi e Gjykatës së Apelit që të marrë një vendim sa më shpejt në lidhje me vulën e PD-së. Ai gjithashtu theksoi se shpreson që të mos përsëritet e njëjta skemë si në zgjedhjet e fundit.

Për mua Gjykata e Lartë sot për PD ka dhënë një vendim që tregon rrugën më të shkurtër juridike. Diskutimi që bëjmë ne  kush e ka logon sot, nuk duhet të na interesojë kush e ka logon për momentin. Interesi jonë është se kur do marrë zgjidhje përfundimtare çështja e logos. Vendimi i Gjykatës sot ka shkurtuar rrugën juridike sepse i ka thënë Apelit  do ta gjykosh ti me themel.

Është përgjegjësi e Apelit që të marrë një vendim sa më shpejt. Për mua  çështja e PD-së është një trup që zvarritet kaq shumë, apo është zvarritur kaq shumë. Shpresoj shumë që mos të jepet vendimi para zgjedhjeve të viti 2025. Apeli ka përgjegjësi që të jap vendim sa më shpejt”, tha ai.

vula pd

Lini një Përgjigje