TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 22:27

"Shërbëtor i Ramës"/ Mërtiri debaton ashpër me Çlirim Gjatën dhe Bardh Spahinë: Nuk jam pjesë e politikës, këtë gjuhë përdoreni me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

"Shërbëtor i Ramës"/ Mërtiri debaton ashpër

Analisti Ergys Mërtiri është përfshirë në një debat me Çlirim Gjatën dhe Bardh Spahinë, teksa po komentonin vendimin e Gjykatës së Lartë për logon dhe vulën e PD-së.

Shkak i debatit u bënë deklaratat ndaj Mërtirit, i cili u quajt “shërbëtor i Ramës dhe sekretar partie”.

Në një intervistë për “Open”, analisti Mërtiri u kundërpërgjigj me tone të ashpra duke thënë se “nuk jam në politikë, këtë lloj gjuhe përdoreni me njëri-tjetrin”.

Pjesë nga debati në studio:

Mërtiri: Ju nuk doni komisionet, por doni Berishën. Ky thotë ‘je sekretar partie, je duke i shërbyer Ramës’, nuk është kështu. Unë nuk jam në politikë. Kam pak dinjitetet, këtë lloj gjuhe bëheni me njëri tjetrin.

Gjata: Do ta bëjmë me njëri tjetrin.

Mërtiri: Unë kam të drejtë të reagoj. Këta duhet të tërhiqen nga ato që thonë. Duhet të thonë ‘më fal’.

Gjata: E morëm vesh tani.

Lini një Përgjigje