TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 20:34

Vendimi për vulën e PD-së, Bushati: SPAK dhe gjykatat po përdoren si kamxhik për goditjen e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për vulën e PD-së, Bushati: SPAK dhe gjykatat po

Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me proceset gjyqësore ndaj opozitës. Ai u shpreh se drejtësia dhe SPAK po përdoren si kamxhik ndaj opozitës.

"Sistemi ynë i drejtësisë, gjykatat dhe SPAK po përdoren tani si kamxhik për goditjen e opozitarizmit dhe ky është lajmi i keq i ditëve të fundit, përtej interesave personale se kush e pëson apo fiton prej kësaj.

Nëse në një vend goditet më të gjitha mënyrat opozita, pastaj ky nuk është më problem i opozitës. Të gjitha regjimet dhe diktaturat, i zhdukin, i zbehin apo masakrojnë opozitat e tyre.

Ky në këtë moment bëhet një problem mes sundimtarëve dhe popullit të sunduar prej tyre.

Nuk mund ti kërkosh opozitës as të jetë më e fortë në regjimin e Putinit, nuk mund ti kërkoje dikur kundërshtarëve të Duçes apo Hitlerit, pse nuk bëre më shumë për të përballuar nazizmin apo fashizmin.

Kur diktatura vjen e forcohet atëherë problemi kthehet mes sunduesve dhe të sunduarve", tha Bushati për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje