
Analisti Ergys Mërtiri deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha e ka përdorur opozitën për interesat e veta për t’u mbrojtur para drejtësisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se, Berisha për dy vjet është përpjekur ta marrë PD për ta përdorur për këtë ditë, të cilën e dinte që herët a vonë do vinte.
“Janë përpjekjet e fundit të Berishës për t’u mbrojtur nga një hetim për korrupsion që është kundër tij. Unë mendoj se gjithë këto vite ai e ka marrë peng opozitën duke e përdorur për interesat e veta për t’u mbrojtur nga kjo ditë. Reformën në drejtësi ai e ka nuhatur që herët dhe vetë futja e opozitës në hullitë e një opozite konfliktuale, pa sens ka qenë një instrument për ta përdorur jo për të marrë pushtetin por si një mburojë ndaj gjykimeve me të cilat do përballet. 2 vjet është përpjekur ta rimarrë partinë për këtë ditë, për të krijuar destabilitet dhe shantazhuar organet e drejtësisë që të mos e dënojnë”, tha Mërtiri.
Lini një Përgjigje