TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 21:36

Debat në studio, Noka përplaset me Hilën: Protestat nuk do ndalen, herën tjetër para SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Debat në studio, Noka përplaset me Hilën: Protestat nuk do

Analisti Dritan Hila dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur në studio lidhur me çështjen “Berisha”.

Teksa ka kundërshtuar Hilën. Noka tha se ditën e sotme protestat u zhvilluan para Gjykatës së Lartë, ndërsa herën tjetër do zhvillohen para SPAK.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Ajo që më shqetëson në analizën tuaj është kjo, ju e shihni fajin te opozita për mënyrën se si po reagon.

Hila: Nuk mund të humbisni parlamentin.

Noka: Ka një gjë, do të doja të mirëkuptonit opozitën që iu mbyll zëri. Nuk ka zë dhe nuk ka të drejta. Çfarë rruge tjetër kishim ne? Sot ishim para Gjykatës së Lartë, radhës tjetër para SKAP, radhën tjetër në një institucion tjetër.

Lini një Përgjigje