TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 22:34

"Aksidenti ndaj Irena Gjokës i qëllimshëm", Shabani përplaset ashpër me Kason: Berisha ka vrarë njerëz në bulevard

Shkruar nga Pamfleti

"Aksidenti ndaj Irena Gjokës i qëllimshëm", Shabani

Kreu i “Nismës Thurje” Endri Shabani dhe sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso janë përfshirë në debat të ashpër në studio për çështjen “Berisha”.

Shabani ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se ka vrarë njerëz në bulevard duke rikujtuar aksidentin me djalin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai thekson se ky aksident ishte i qëllimshëm. 

Ndërsa Kaso e kundërshton fjalën e tij. 

Debati mes tyre:

Shabani: Është i njëjti episod, përtej telenovelës politike nuk ka më, nuk po prodhon më politikë, nga pikëpamja e interesave, kjo ka marrë rëndësi sekondare, po merremi me telenovelën, nuk u njehsuan me individin. Aksidenti i djalit të gjyqtares nuk besoj se është rastësi. Berisha ka vrarë njerëz në bulevard.

Kaso: Po u e ke parë ti? Ti e ke parë nga Kryeministria?

Kaso: E ke parë nga Oksfordi me dylbi.

Kaso: S’e ka gjet SPAK, drejtësia, erdhi “Nisma Thurje” edhe e gjeti e deklaron në emision.

Dudushi: E ke tek Gjykata e Strasburgut këtë.

Kaso: E thotë që e ka vrarë Berisha? E ke lexuar vendimin

Dudushi: Berisha është urdhëruesi direkt.

Shabani: Të të vijë turp që mbron vrasjen mes njerëzve.

Boçi: Ky zotëria nuk e mbron dot Berishën dhe ça bën më sulmon mua.

Lini një Përgjigje