TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2026, 15:40

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e qytetarëve: 'ASHK Tiranë Rurale 2' mban peng vendimin e gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e

Një vendim gjyqësor i formës së prerë, i lënë në fuqi nga Apeli më 20 nëntor 2024, ende nuk zbatohet. Shkak? Një kontratë dhurimi e kryer një ditë para se të binte çekiçi i drejtësisë, e regjistruar dhe e mbajtur aktivisht në kadastër nga drejtoresha e ASHK Tiranë Rurale nr. 2, Eni Sejdinaj. Pavarësisht se Gjykata e Apelit urdhëroi fshirjen e çdo regjistrimi të mëvonshëm, Sejdinaj vijon ta mbajë peng ekzekutimin, duke i dhënë përparësi një dhurimi të dyshimtë. Çështja tashmë ka mbërritur në dyert e Kryeministrit Edi Rama dhe në Prokurori

Një familje bujqësore e Vaqarit, pas 9 vjetësh proces gjyqësor, fitoi të drejtën e saj. Më 20 nëntor 2024, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin nr. 4636/2017 të Gjykatës së Tiranës, duke urdhëruar kthimin e pronave bujqësore me nr. 177/26, 177/27 dhe 179/3/1, në zk 2376, Lalm, Vaqarr, në emër të familjes së Petrit Bardhit. Por gëzimi i drejtësisë së fituar u shua shpejt, kur u përplas me murin e kadastrës.

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e

Një ditë më parë, më 19 nëntor 2024, Qemal Bardhi dhe Fiqiri Bardhi; personat që humbën gjyqin; kishin kryer dy kontrata dhurimi, duke ia kaluar pronat djemve të tyre, Bledit dhe Denisit. Një ditë më vonë, Gjykata e Apelit urdhëroi fshirjen e çdo regjistrimi të mëvonshëm. Por në ASHK Tiranë Rurale nr. 2, e drejtuar nga Eni Sejdinaj, ndodhi e kundërta.

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e

Më 20 qershor 2025, Eni Sejdinaj firmosi një përgjigje zyrtare ku refuzonte regjistrimin e vendimit të gjykatës. Arsyeja? Pronat, sipas saj, ishin tjetërsuar gjatë gjykimit dhe pronarët e rinj nuk kishin qenë palë në proces.

"Pasuritë kanë pësuar transaksion gjatë kohës së gjykimit... nuk mund të vijojmë me regjistrimin e Vendimit të Gjykatës së Apelit, pasi këto pasuri nuk janë në pronësi të palës së paditur Qemal Bardhi, por në pronësi të Bledi Bardhi dhe Denis Bardhi të cilët nuk kanë qënë palë në gjykim."

Ky arsyetim përmbys logjikën më elementare juridike. Nëse një vendim gjykate urdhëron fshirjen e regjistrimeve të paligjshme, ai urdhër vlen për çdo regjistrim që buron prej tyre, përfshirë dhurimet e ndërmjetme. Pikërisht këtë ka parashikuar Gjykata e Apelit në vendimin e saj, duke arsyetuar se pavlefshmëria e kontratave të para i shtrin efektet në të gjithë veprimet pasuese.

Përmbaruesi në Prokurori

Përmbaruesi gjyqësor privat Shpëtim Allamani, i ngarkuar me ekzekutimin e vendimit, u përplas me të njëjtin mur. Pa mundur të veprojë për shkak të bllokadës së krijuar nga ASHK, ai ka referuar çështjen në Prokurori, duke ngritur dyshime për veprën penale të "pengesës për zbatimin e drejtësisë" dhe shpërdorimit të detyrës.

Allamani i është bashkuar edhe kërkesës drejtuar Kryeministrit Edi Rama, duke konfirmuar se procedurat e ekzekutimit janë bllokuar plotësisht nga qëndrimi i Sejdinajt.

Më datë 16.03.2026, përmbaruesi gjyqësor privat Shpëtim Allamani, i shoqëruar nga avokati Haqif Klosi, punonjës të policisë (Komisariati nr. 6) dhe përfaqësues të pushtetit vendor, ka dalë në terren për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Sipas procesverbalit të mbajtur, prania e forcave të rendit dhe e strukturave vendore nuk mjaftoi për të bërë të mundur ekzekutimin, pasi pengesa mbeti e njëjta: regjistrimi aktiv i pronave në emër të personave të tretë, i mbajtur në fuqi nga ASHK Tiranë Rurale nr. 2. Ky akt dëshmon se pengesa nuk është më në terren, por brenda institucioneve; pikërisht në tryezën e Eni Sejdinajt.

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e

ASHK Qendrore ia kthen sërish Eni Sejdinajt

Më 5 shkurt 2026, drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, i është përgjigjur kërkesës së familjes Bardhi. Por përgjigjja e saj është një tjetër zhgënjem: ajo ia kalon sërish çështjen për kompetencë Drejtorisë Vendore Tiranë Rurale 2, pra të njëjtës Eni Sejdinaj që krijoi bllokadën. I jep afat 7 ditë për t'u marrë me kërkesën.

Kjo do të thotë se as drejtoria e përgjithshme nuk po ndërhyn dot për të zbatuar ligjin. Burokracia po mbron veten, duke ia lënë sërish topin në fushë po atij që shkaktoi problemin.

Thirrja drejt Kryeministrit: "Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"

Më 16 shkurt 2026, familja Bardhi, përmbaruesi Shpëtim Allamani dhe avokati Haqif Klosi i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kryeministrit Edi Rama. Arsyeja është e thjeshtë: ASHK është në varësi të Kryeministrit. Nëse dikush mund ta detyrojë Eni Sejdinajn të zbatojë ligjin, ai është Kryeministri.

"Zoti Rama, kjo është në dorën tuaj"/ Thirrja e
Kerkesa drejtuar Kryeministrit/

Në kërkesë, ata parashtrojnë shkeljet e rënda:

Neni 36 i Kodit të Procedurës Civile - regjistrimi i një tjetërsimi gjatë kohës kur çështja ishte në gjykim, çka e bën atë të pavlefshëm.

Nenet 10, 23 dhe 24/2 të ligjit 111/2018 "Për Kadastrën" - që e detyrojnë ASHK-në të regjistrojë vendimet gjyqësore pa vonesë.

Tani, topi është në fushën e Edi Ramës. Ai mund të zgjedhë:

Të urdhërojë menjëherë Eni Sejdinajn të zbatojë vendimin dhe të fshijë regjistrimet e paligjshme.

Të lejojë që një drejtoreshë kadastre të vijojë të mbajë peng drejtësinë, duke i dhënë një mesazh të qartë se në Shqipëri mjafton një kontratë dhurimi një ditë para gjyqit për të shmangur ligjin.

Pyetjet që presin përgjigje

Pse Eni Sejdinaj vijon ta mbajë aktiv një regjistrim të bërë një ditë para përfundimit të gjykimit, duke injoruar vendimin e Apelit që urdhëron fshirjen e tij?

Pse ASHK Qendrore nuk e zgjidh problemin, por ia kthen sërish po asaj që e krijoi?

Çfarë pret Prokuroria për të nisur hetimet mbi kallëzimin penal të përmbaruesit Shpëtim Allamani?

A do të veprojë Kryeministri Edi Rama për të zbatuar ligjin, apo do të lejojë që një nëpunëse të bëhet më e fortë se drejtësia?

Ndërkohë, familja Bardhi vijon të jetë e dëbuar nga prona e saj, përmbaruesi ka dorëzuar çështjen në prokurori dhe Eni Sejdinaj vijon të firmosë refuzime. Drejtësia pret. Dhe pret vetëm një gjë: që Kryeministri të thotë fjalën e fundit.

Nëse mjafton një kontratë dhurimi e lidhur një ditë para Apelit dhe një vendim administrativ i ASHK-së për të bllokuar drejtësinë, atëherë çdo vendim gjyqësor mbi pronën mbetet i cenueshëm nga e njëjta skemë. Dhe kjo nuk është më thjesht një çështje civile; është një skandal i pastër shtetëror që kërkon hetim të menjëhershëm penal.

eni sejdinaj ashk tiranë rurale 2 lorena goxhobelli

8 Komente

  1. O
    Opionisti

    Hetoni

    1. O
      OLTI

      PO ASHK S TE MBARON ASNJE PUNE ....PA PAGUAR ,,,,ESHTE SKANDALOZE E SKA KUSH TU BEJE GJE !? ASKUSH NUK UA MBAN TE MEREN ME TA! TE MARIN LEKET E APLIKIMIT E PASTAJ STE MBAROJNE PUNE ......TI ANKOHU TE QEVERISJA ....BASHKEQEVERISJA ,KEQQEVERISJA ,QEVERISJA QE SE RRUAN ,QEVERISJA QE TA FUT E KSHU ME RADHE DHE S MBARON PUNE! ME PAK FJALE LEKET TI MARIN E SI KTHEJNE PAS DUKE KONSUMUAR DHE VEPRA PENALE !? ME 2 FJALE ME QELBESIRA SE PUNOJNE NE ASHK SKA ......POR MIRE E BEJNE SE UA KA LENE BABA

      1. E
        Ema

        Ishalla po na jep drejtim edi

      2. E
        Ema

        Nuk shtet jo nuk ka drejsi Po ishalla po na jem drejtim Edi

        1. L
          Laura

          Kot e keni. Do vazhdoje ta mbroje se e ka ka bere shoqe drejtoreshen. Keshtu shkoi kjo pune.

          1. O
            Operacioni Zjarri

            Sjellja e ASHK eshte korrekte dhe ne përputhje me ligjin.

            1. O
              Olti

              Aq korrekte eshte sa shtepia e babait tim si del leter pagese truall prej 8vjetesh ....disa aplikime (iku babai nderroi jete ) shtepia ime apliku ndarje mare pagesa e ndarjes (4 vjet paguar allikim asgje .....thjesht asgje sia ndien kujt ) ne vlore ishin letra te bere nga bashkia homare kaluar cdo procedure .....arrin ne hipoteke dosja nga bashkia marre pagese (mbi 8vjet asgje .....asgje marin leket s te mbarojne pune ) po ku sjam ankuar (feverish bashkeqeverisje por letrat aty jane dhe ealbania (thika pas shpine per cdo qytetar) thjesht askush nuk te jep sherbimin qe te takon. Kjo eshte ashk e qelbesirave (nga ky term perjashtoj punonjesit me integritet moral professional qe se shohin punen si biznes ose me sakte se ua ka lene baba)

              1. K
                Katani

                Ky eshte problemi jone si popull, qe jemi injorant dhe bejme te gjithe si eksperta per cdo gje.Nuk mund te llapesh pa ditur argumentet ligjore te nje veprimi apo mos veprimi.Nga njera ane jane keta katalet e Pamfletit kokrat e gjobaxhinjve, nga ana tjeter jane delet qe llapin pa dogan...

                Lini një Përgjigje