TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2026, 11:55

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

Nga Llogaraja te Porti i Durrësit/ Berisha rendit akuzat për Ramën: Populli do t’i tregojë vendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Berisha deklaroi jashtë ambienteve të SPAK se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbyllë dosjet që, sipas tij, e implikojnë, përmes largimit të Belinda Ballukut.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha renditi disa çështje që ai pretendon se lidhen me kryeministrin Rama. Kreu i opozitës theksoi se, sipas tij, Rama nuk po mbron ish-zv.kryeministren Balluku, por po përpiqet të mbrojë veten.

“I them Edi Ramës të mos mendojë se e ka mbyllur dosjen e tij. Kurrë. Dosja jote nuk mbyllet as me një Lubi, as me pesë Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën. Në fund, sovrani do të thotë fjalën e tij dhe do të jetë ai që do ta çojë në bankën e të akuzuarve, siç e meriton”, u shpreh Berisha.

Mediat greke denoncojnë

“Si Rama futi në kurth ambasadoren e SHBA në Athinë!”

Takimi i mistershëm në Tiranë i ambasadores së SHBA, Kimberly Guilfoyle, vijon të tërheqë vëmendje në mediat greke.

Teksa dje ishin disa media që raportonin mbi arsyet që mund të kenë sjellë këtë takim, sot portali “Newsbreak.gr” shkruan se bërja publike e këtij takimi ka sjellë acarim te diplomatja.

Sipas medias, takimi ishte planifikuar të ishte tepër sekret dhe nuk duhej të dilte asgjë në media, por fakti që dikush po e priste atë para Kryeministrisë për ta filmuar me celular, dëshmon se asaj “ju ngrit kurth”, shkruan portali.

Po sipas raportimit të "Newsbreak.gr", ambasadorja amerikane është shprehur e pakënaqur me rrjedhjen e pamjeve. Media greke shton se, kur ajo ka ndarë episodin me miq të saj të nivelit të lartë në Greqi, përgjigjja që thuhet se ka marrë nga pala shqiptare ishte: “Kështu janë ballkanasit”.

E zhytur në afera dhe skandale/ Valbona Sanxhaktari, nga ‘Hakmarrja për Drejtësi’ te Gjykata e Lartë!

Procesi për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë po kthehet në një skandal. Në një moment kur reforma në drejtësi synon të rikthejë besimin e qytetarëve tek institucionet, çdo procedurë për emërimet në majën e sistemit gjyqësor pritet të jetë transparente, e verifikueshme dhe e mbështetur në standardet më të larta profesionale.

Megjithatë, në krye të drejtësisë po vendosen emra të lidhur me politikën dhe me krimin e organizuar. Kjo për faktin se lidhjet e errëta të Valbona Sanxhaktarit me botën e krimit dyshohet se janë edhe sot e kësaj dite të dukshme.

Në këtë kontekst, në listën e kandidatëve për një vend në Gjykatën e Lartë është përfshirë edhe emri i Valbona Sanxhaktarit, një figurë që ka pasur role të ndryshme në institucione të rëndësishme shtetërore gjatë viteve të fundit dhe që padyshim konsiderohet një figurë e lidhur politikisht me Partinë Socialiste. Gjithashtu, lidhjet e saj të dyshuara me krimin e organizuar e bëjnë të dyshimtë përzgjedhjen e saj në krye të Gjykatës së Lartë, jo vetëm nga aspekti politik, por edhe për faktin se lindin dyshime se një anëtare e Gjykatës së Lartë mund të përzgjidhet nën ndikimin e krimit të organizuar.

Përfshirja e saj në këtë proces ka ngritur pikëpyetje mbi drejtësinë, e cila nuk duhet të udhëhiqet nga investimi politik apo nga ndikimi i krimit të organizuar, veçanërisht për shkak të karrierës së saj institucionale dhe të disa pikëpyetjeve që janë ngritur lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe lidhjet e saj të dyshuara me krimin e organizuar.

SPAK investon 5 mln euro për përgjime të avancuara/ Në lojë IMSI Catcher dhe sisteme të reja interceptimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po forcon ndjeshëm kapacitetet e saj të përgjimit dhe monitorimit elektronik.

Sekuestrimi i telefonave dhe përgjimi telefonik mbeten baza e hetimeve të SPAK, por vitit 2026 duket se do të sjellë tërmet në botën e krimit dhe politikës, pasi SPAK ka shpenzuar plot 5.1 milionë euro për dy projekte në këtë aspekt. Bëhet fjalë për prokurimin e pajisjes të përgjimit IMSI Catcher dhe modernizimin e sistemit ekzistues të përgjimit, sipas raportit zyrtar të institucionit.

Projektet janë miratuar me vendimin nr.188, datë 9 qershor 2025, nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet të realizohen gjatë vitit 2026.

Air Albania falimenton/ Edi Rama, 35 milionë € nga buxheti i Shtetit për borxhet e Sinan Idrizit

Kryeministri Edi Rama po përdor buxhetin e shtetit edhe për të mbuluar pasojat e marrëveshjeve që janë bërë nëpërmjet kompanisë kombëtare “Air Albania”, me sekserin e tij Sinan Idrizi dhe kompaninë turke “Turkish Airlines”.

Në informacionin e ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave thuhet se, 10 ditë më parë, me urdhër verbal të Edi Ramës është bërë një marrëveshje e fshehtë ndërmjetësimi mes Ministrisë së Financave, kompanisë së falimentuar “Air Albania” dhe disa kompanive ndaj të cilave “Air Albania” ka detyrime.

Kjo marrëveshje nga ana e Ministrisë së Financave ka si objekt marrjen përsipër nga qeveria të shlyerjes së një pjese të konsiderueshme të borxheve që kompania e transportit ajror ka ndaj kompanive kontraktuese për avionët me qira, tarifat e shërbimeve në aeroporte, furnizimet me karburant dhe shërbimet catering.

Sipas informacionit, kompania “Air Albania”, gjatë 8 viteve të aktivitetit të transportit ajror në 14 destinacione, ka krijuar rreth 100 milionë euro detyrime ndaj kontraktorëve të huaj, të cilët prej një viti i janë drejtuar gjykatave ndërkombëtare.

Për të evituar procese gjyqësore me risk financiar dhe për të lehtësuar detyrimet, sipas burimeve, ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama duke angazhuar qeverinë për të shlyer 35 milionë euro borxhe që kompania ka ndaj kontraktorëve.

Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje