TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

1. SPAK shqyrton regjimin 41-biss

Pesë të burgosur që mbajnë kontakte me grupe kriminale janë nën shqyrtim për izolim total; identitetet nuk janë bërë publike.

2. Eksploziv në makinën e Oltjon Klosit

Policia zbardh ngjarjen; në pranga 7 persona. Porositësi është Sabah Nuzi, i burgosur për vrasjen e Klevis Lleshi.

3. Tritol në automjetin e policit Gentjan Gjeta

Hetimet fokusohen te detyra e efektivit, por nuk përjashtohen konfliktet personale.

4. Pasuri e fshehur përmes “Pajtoni shpk”

Flori Pali përdori kompaninë për fshehje pasurie. GJKKO fton pronarin Armando Pajtoni në gjyq.

5. Lëndë plasëse në makineritë e Spaçit

Eksplozivi nuk shpërtheu; policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për autorët.

6. Sherr për 10 mijë lekë në Durrës

Një 26-vjeçar u plagos me thikë gjatë një konflikti për faturën e borxhit.

7. Kallashnikov në ajër, Maliq

Një 40-vjeçar terrorizonte banorët; arrestohet ai dhe bashkëpunëtori grek për armë dhe drogë.

8. Foshnja 2-muajshe humb jetën në QSUT

Nëna akuzon spitalin se e nxori para kohe; foshnja kishte infeksion në mushkëri dhe probleme me ushqyerjen.

9. Ngjarje e rëndë në Gjakovë

Pronari i një lokali vret një person (38 vjeç) dhe plagos një tjetër (29 vjeç), i cili jashtë rrezikut për jetë.

10. Rënie fatale e Anxhela Bykut në Itali

20-vjeçarja shqiptare humbi jetën duke rënë nga lartësia; hetimet vazhdojnë për rrethanat e aksidentit.

11. Bandat e drogës në Bodmin, Cornwall

Mediat britanike raportojnë se shqiptarët po shndërrojnë banesat në fabrika kanabisi, duke shkaktuar frikë në qytetin historik. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti kronika e zeze

Lini një Përgjigje