TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 07:07

Zgjedhjet në universitet, Artan Hoxha: Kandidatët i mbështet politika, prandaj gjen hapësirë krimi!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në universitet, Artan Hoxha: Kandidatët i mbështet
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ndër vite ka pasur raste kur krimi i organizuar ka ndërhyrë në zgjedhjet për kupolën e universitetit.

Teksa tregoi rastin e përfshirjes së Emiliano Shullazit në zgjedhjet e unviersitit në 2017 dhe kërcënimet që ai i ka drejtuar kandidatëve duke u kërkuar tërheqjen nga gara, Hoxha tha se kjo ndërhyrje vjen pasi kandidatët kanë mbështetje politike.

Emiliano Shullazi është arrestuar kur kërcënoi në zgjedhjet për universitetin. Këto ngjarje u bënë publike më mbrapa dhe aty filloi gjithë mekanizmi. Për herë të parë ne pamë që këto personazhe kanë një lloj interesi për kupolën drejtuese të universitetit. Kjo sepse kandidatët në garë kanë mbështetje politike. Debati midis Shullazit dhe rektorit, në gjykatë ka qenë ku i thotë Shullazi nëse “Të ngjaj unë me atë që të ka kërcënuar” dhe Dhori Kule i ka thënë “Të kam parë aq shumë në tv sa nuk e bëj dot dallimin”".-tha Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje