TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2023, 23:08

“Ke për tu bërë qesharake”/ Ylli Rakipi sherr me Evi Kokalarin, aktivistja braktis studion (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ke për tu bërë qesharake”/ Ylli Rakipi sherr me Evi

Aktivistja Evi Kokalari ka braktisur emisionin e Ylli Rakipit. Ajo ishte këtë mbrëmje në “Të Paekspozuarit”, por nuk i pëlqente mënyra e si i bëheshin pyetjet. Moderatori dhe i ftuari në studio Neritan Sejamini e kritikuan disa herë për dredhinë e saj që kaloi nga Berisha te Basha. Më pas në fund pati debate për mënyrën se si u shpall “non grata” Berisha.

Në një moment Kokalari u ngrit nga karrigia dhe u largua. Ajo ju drejtua Rakipit: “Nuk vijoj më kështu, po largohem. Ti je ai që i lë karrigen Edi Ramës. Ti fton Adriatik Lapajn”. Ndërsa Rakipi tha se i ka thënë në sy Ramës që është kreu i një bande. Më pas ai ju drejtua moderatores: “Ke për tu bërë njeriu më qesharak në Shqipëri”.  

 

Lini një Përgjigje