TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 18:16

Zgjedhjet në Himarë, Gjikondi: Kandidati i PD ekstremist grek, frymëzues i Vorio Eprit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, Gjikondi: Kandidati i PD ekstremist grek,

Juristja Brizida Gjikondi thotë se opozita ka kandiduar një figurë të shëmtuar dhe anti-kombëtare në Himarë.

Në një intervistë për “Neësline” në ABC News, Gjikondi tha se Petro Gjikuria mbështet tezën e Vorio Epirit.

Opozita shqiptare, sidomos tani që janë zgjedhjet në Himarë, është përpara një panorame të shëmtuar anti-kombëtare. Të shikosh sesi kjo opozitë, është në krah të frymëzuesve të Vorio Epirit të famshëm, që gjithmonë kanë cenuar kufirin e Shqipërisë, moralin tonë kombëtar, stabilitetin tonë kombëtar, kjo i thotë të gjitha për këtë lloj opozite. Pavarësisht se është një opozitë si telenovelë, kur shikon që në Himarë, janë në krah të rrymës ekstremiste greke, e cila gjithmonë ka synuar të marrë jugun e Shqipërisë, ti e kupton që ajo vetëm opozitë në të mirë të kombit shqiptar nuk është. Unë, është për të qeshur, kishte bërë status në Facebook. Thoshte që kam eksperiencë në kulinari. Ka qenë personazh që ka lëvizur në shumë shoqata, në shumë ekstreme, gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë. Kam përshtypjen që është egoist”, theksoi ajo.

Lini një Përgjigje