TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 07:40

Zgjedhjet 2025/ Gazetari: PD në pikiatë, votat i kanë kaluar te partitë e vogla

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025/ Gazetari: PD në pikiatë, votat i kanë kaluar te
Gazetari: PD në pikiatë, votat i kanë kaluar te partitë e vogla

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se PD ka shkuar në pikiatë në zgjedhjet e 11 majt, me rënie në rang kombëtar.

Mahmutaj u shpreh se votat e saj kanë kaluar te partitë e vogla.

“PS ka ruajtur të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme. PD të Sali Berishës, e shikojmë në pikiatë. Ky është rezultat paraprak, flitet për 15 përqind të ktuvie, por e tillë do jetë pasqyra e tillë e rezultateve. PS mbetet në elektoratin e saj, PD kemi një lloj rënie, shkon afërsisht 12-13 përqind në rang vendi. Këto vota kanë kaluar te partitë e vogla. PD ka bërë historikisht, të dielën ka shpallur fitoren. Paraditen e së hënës ka bërë festën, pasditen e së hënës thotë narkoregjimi na ka vjedhur”, theksoi ai më një intervistë për ABC News.

Ndërsa deri më tani janë numëruar 1355 kuti votimi, PS ka siguruar deri më tani 179 102 vota. Nëse do të vazhdohet me këtë trend, socialistët mund të sigurojnë deri në 83 mandate. Partia Demokratike, 53% të votave mund të marrë 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat.

Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Pustec, ku pas numërimit të 8 kutive që ka kjo bashki, socialistët morën 1054 vota, ose rreth 78%, me një diferencë shumë të thellë ndaj PD-së, e cila mori vetëm 458 vota, ose rreth 29,5%.

Në një vendim të marrë në mënyrë të papritur, duke pranuar një kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ vendosi të mos e publikonte rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Kryeqytet.

Vendimin e justifikoi me argumentin se mund të ndikonte në numërim, ndërsa njoftoi se do ta shpallë atë mëngjesin e së hënës. 

 

zgjedhjet 2025 pd humbje

Lini një Përgjigje