TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 18:17

Zbatohet për herë të parë “burgu”/ Parkuan makinat dysh, procedohen penalisht 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Zbatohet për herë të parë “burgu”/ Parkuan

Shumëkush e mori me shaka paralajmërimin e Ilir Prodës se do të ketë burg për këdo që parkon makinën dysh. Por duket se Policia Rrugore e ka marrë seriozisht.

Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B. 20 vjeç dhe D.D. 35 vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave.

Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:

Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet.

Gjithashtu, po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kësaj jave:

45 automjete të bllokuara;

25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;

U proceduan penalisht shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët.

Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë.

Lini një Përgjigje