Gazetari Artan Hoxha është shprehur se atentati mafioz kundër biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj është realizuar nga një skuadër vrasësish profesionistë. Hoxha bëri të ditur se vrasësit rezultojnë të jenë nën kontrollin e një organizate kriminale shumë të rrezikshme britanike. Gazetari tregoi lëvizjet e tyre, ku shtoi se plani nisi të organizohej tre muaj më parë.
Postimi i Artan Hoxhës:
Një skuadër vrasësish profesionistë u soll nga jashtë Shqipërisë, për të realizuar një atentat spektakolar, kundër biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj. Kaluan plote 8 ditë, nga momenti i atentatit që tronditi jo vetëm qarkun e Lezhës por gjithë vendin dhe Policia e Shtetit më në fund ka dokumentuar dhe zbardhur të plotë dinamikën e krimit. Tashme rezulton e provuar, se ata që porositen atentatin kundër Nikulajt, e kishin fare të qartë me kë kishin të bënin dhe se eliminimi i tij ishte mision tepër i vështirë. Të bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrasës lokal ose të kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit të Shqipërisë, porositësit vendosën të punësonin një skuadër të huaj vrasësish profesionist shumëkombësh… Bërthama e kësaj skuadre vrasësish rezulton se ka ardhur nga ishulli britanik. Por në përbërje të saj ka patur dhe shtetas me kombësi të tjera, të vendeve të BE-së.
Dyshimet janë së vrasësit mund të jenë kontaktuar në Mbretërinë e Bashkuar, në zonën e Birmingamit. Ata rezultojnë të jenë nën kontrollin e një organizate kriminale shumë të rrezikshme Britanike. Porositësit dhe financuesit e kësaj sipërmarrje rezultojnë qartësisht se janë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar prej një kohe të gjatë. Ende nuk është e qartësuar saktësisht sa është shuma e paguar, por bëhet fjalë për një shumë të madhe parash, e cila ka vënë në lëvizje një skuadër vrasësish nga Britania në Shqipëri. Deri tani kishim parë vrasës nga Shqipëria, që kryejnë krime të sofistikuara në Britaninë e Madhe, por nuk kishim parë një skuadër pushkatimi, e evidentuar si strukturë kriminale me rrezikshmëri të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila të demostronte aftësitë e saj vdekjeprurëse në një qytet të Shqipërisë.
Hetimi
Pas një pune intensive hetimore, drejtuar nga policia kriminale e Drejtorisë Vendore te Qarkut Lezhe, u bë e mundur të zbulohet e plotë tabloja e mesdites së 19 prillit 2023… Janë mbledhur prova dhe dëshmi të pakundërshtueshme që, dëshmojnë se atentati ndaj 51 vjeçarit Ardian Nikulaj, baba i katër fëmijëve, është planifikuar dhe organizuar për të paktën 3 muaj me radhë. Ekzekutoret e këtij krimi janë shtetas te huaj. Porositësit, financuesit dhe mbështetësit, janë pjesëtarë të familjes Lekstakaj që është në hasmëri prej 26 vitesh me Nikulajt. Motivi i krimit, është “për gjakmarrje”. Saga e një historie mes dy familjeve që nis nga fundshekulli i kaluar.
Ekzekutorët
Ekzekutorëve, u janë vene ne dispozicion “baza te sigurta” në Shëngjin dhe zona në periferi të Lezhës, në mënyrë qe të kenë sa më shumë akses në lëvizjet operacionale të grupit dhe të mos tërheqin vëmendjen e policisë apo te Ardian Nikulajt dhe rrethit të tij shoqëror. Vrasësit janë ndihmuar në zonën e Lezhës nga një shtetas shqiptar, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Edmond Haxhia, i cili rezulton lidhje miqësore, kusheri i pare me hasmit e Nikulajt. Ndryshe nga vrasësi profesionist me pagese, ish-pjesëtari forcave speciale greke Eftimios Eftimiu, i cili kreu ne kryeqytet vrasjen e një tjetër personazhi shume të vështirë për t’u eliminuar nga vrasës vendas, si Dejvi Kasmi, me 29 janar 2018, këtë radhe vrasësit e importuar nga jashtë, morën përsipër të gjithë operacionin.
Ne rastin e vrasësit grek, ai e realizoi misionin, pasi e eliminoi objektin, por detyra e tij ishte vetëm goditja finale. Pasi çdo gjë tjetër, organizimi, vëzhgimi, logjistika, transporti para dhe pas krimit, u mor përsipër nga një organizatë kriminale shqiptare. Pikërisht këtu dështoi Eftimiu, sepse u besoi shqiptareve pjesën tjetër të “punës” dhe pasi realizoi “misionin” ai, u zbulua dhe u kap për shkak të gabimit në transportin e tij, nga vendi i krimit drejt “bazës se sigurtë”…
Në rastin e Shëngjinit, skuadra i pushkatimit, ka marrë përsipër jo vetëm te realizonin goditjen finale, por të gjithë operacionin nga vëzhgimi, vendosja e vendit me te mundshëm ku do te behej atentati dhe deri tek largimi nga skena e krimit jashte kufirit te vendit. Por çfarë ka ndodhur ne të vërtetë???!!! Vrasësi, nje portugez rracëpërzier afro-europian.
Killeri apo qitësi, rezulton te jete një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyre në Shqipëri në menyrë të rregullt me linje ajrore dhe është larguar menjëherë pas krimit nga një pike e kalimit kufitar në rrugë tokësore, ne jug-lindje te vendit. Vrasësi ka hyrë në Shqipëri me date 11 shkurt 2023 dhe nuk është larguar deri në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për me shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar ne Kakarriq, por është parë të lëvizë edhe në Lezhë apo Shëngjin, për te planifikuar atentatin, përzgjedhur vendin më të përshtatshëm ku mund te behej goditja dhe për të vëzhguar mënyren se si mbrohej Nikulaj. Ai ka zgjedhur te qëndroje ne një fshat si Kakariqi, jo ne hotelet e shumta në Shëngjin apo Lezhë ku mund te tërhiqte me shume vëmendjen dhe të ekspozohej. Interesant është fakti se vrasësi është një rracëperzier, një afro-europian, nga gadishulli Iberik.
Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqipëri, madje ne një fshat si Kakariq, ai përdori një alibi. Banoreve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajze nga Shkodra.
Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rracëperzier. Për t’i qëndruar afër te “dashurës” dhe për të patur mundësine e takimit me te, ai kishte vendosur te qëndronte në një fshat jo shumë larg nga Shkodra.
Madje vrasësi kishte nisur te thirrej nga fëmijët e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli”…
Dëshmitare okulare, kane treguar se ai u zhduk nga qarkullimi ne mënyre të habitshme dhe nuk u pa askund për dy javë me radhe përpara se te kryente atentatin mesditen e te mërkures se 19 prillit. Vëzhguesi, një anglez nga Birmingham me 27 precedent penale…
Vrasësi, pasi konsumoi plote dy muaj për të hartuar planin e vrasjes, për njohur me detaje terrenin ku do te vepronte dhe për të gjetur piken e dobët ne mbrojtjen e Ardian Nikulajt, kërkoi mbështesin kryesor ne realizimin e atentatit. Ky personazh do shërbente si syri i vrasësit. Ai do gjente momentin e duhur kur vrasësi do te futej ne skenën e krimit me përqindjen me të lartë për te realizuar atentatin dhe me pas te largoheshin pa rrezik nga skena e krimit.
Mesnatën e te dielës se 10 prillit duke hyre dita e hënë 11 prill 2023, një shtetas britanik Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, zbriti me linje ajrore ne aeroportin e Rinasit. Me pas udhëtoi drejt qytetit të vogël bregdetar te Shëngjinit.
Kamerat e sigurisë së hotelit te Nikulaj, e kane fiksuar ne orën 2:40 minuta te datës 11 prill, ne recepsion duke tentuar te kërkojë dhomë për fjetje. Por roja i hotelit duket në gjumë të thellë. Anglezi, duket ëe pamje fillimisht pa kapele, pastaj ai vendos një kapele te bardhë për të fshehur sadopak pamjen. Ai, pasi thërret disa here edhe me zë të lartë, detyrohet te largohet për shkak se roja nuk po jepte asnjë shenjë reagimi. Nga kamerat e sigurise se hotelit, anglezi ështe fiksuar duke filmuar me celular ambjentet e jashteme te hotelit.
Me pas ai ka ikur drejt një resorti shume te njohur ne Shengjin, “Rafaelo”. Atë nate ka qëndruar aty. Ne këtë resort, shtetasi britanik ka bere edhe një tërheqje parash nga bankomati në vlerën 300 mije leke shqiptare. Duke lënë gjurme se në emër te kujt ishte llogaria e parave. Ditën tjetër, anglezi ka gjetur një hotel tjetër qe binte me pak ne sy dhe i jepte mundësi me të mirë për te mbikëqyrur Nikulajn.
Ai është vendosur ne hotel “Besa” dhe ka qëndruar aty deri ne pasditen e 19 prillit 2023, kur u largua me taksi drejt Rinasit.
Duke qëndruar në një zone ku ka ne vijimesi turist te huaj, prania e anglezit nuk ka tërhequr vëmendje te veçantë nga Nikulaj apo njerëzit e tij.
I paraqitur si turist, anglezi qëndronte ne barin e viktimës apo luante bilardo ne verandën e jashtme, nga ku e kishte vetëm pak metra vendqëndrimin e Ardian Nikulajt.
Vëzhguesi e ka patur në pëllëmbe te dorës, per dite me radhe çdo lëvizje te Ardian Nikulajt dhe njerëzve të tij. Nuk dihet nëse mes tij dhe vrasësit ka patur ndonjë takim gjate kesaj kohe, por tashme eshte e provuar se te dy komunikonin vazhdimisht me telefon para atentatit.
Bashkepunëtori
Si ne çdo atentat te organizuar, duhet nje i brendshem si “kallauz” per te “vajisur” sa me mire ingranazhin e krimit.
Ky personazh eshte njeri i afert i hasmit te Nikulajt, tashme i identifikuar qarte dhe i provuar per rolin qe ka luajtur ne kete krim.
Me sakte ai eshte Edmond Haxhia, kusheri i pare me Elton Lekstakaj dhe dyshohet se eshte perfshire ne kete ngjarje per te ndihmuar djemte e halles.
Ai ka sherbyer si “baza e sigurte” per te ardhurit nga jashte. I ka orientuar ku te levizin, si te levizin dhe si te kamuflohen per te mos rene ne sy.
Ka strehuar per me shume se dy muaj ne fshatin Kakarriq ekzekutorin portugez. I ka siguruar atij motorrin e krimit dhe bazen logjistike, armatim, maskim, etj.
Motorrin ai e bleu si dhurate te dashures per festen e “Shen Valentinit”, me 14 shkurt 2023, fiks tre dite pasi vrasesi portugez kishte shkelur ne Shqiperi. Interesante eshte menyra e blerjes se motorrit.
Per te mos lene gjurme motorri eshte blere ne internet nepermjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”.
Mjeti rezulton nje motorr i markes Honda 750 Scooter.
Te tjeret
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se gjate ketyre tre muajeve te pergatitjes se atentatit, ne Shqiperi kane hyre edhe te pakten 4 shtetas te huaj, ne rol ndihmes ose vezhgues per krimin, deri sa eshte gjetur kombinimi perfundimtar qe realizoi misionin.
Madje dhe ne hotelin e Nikulajt, ka qendruar nje çift britanikesh, te cilet jane larguar nga Shqiperia ne drejtim te Greqise vetem pak dite para atentatit.
Po hetohet rast pas rasti.
Po kontrollohet me imtesi cdo pamje filmike e rregjistruar tre muajt e fundit nga bizneset e familjes Nikulaj. Çdo i huaj i dyshimte qe ka hyre edhe ka dale nga keto ambjente.
Per fat te mire, perimetri i sigurise se bizneseve ka qene i mbuluar me kamera cilesore me rezolucion te larte, te cilat rregjistrojne ne video dhe audio. Ky fakt i ka ndihmuar shume hetuesit.
Mes bashkepunetoreve jane ne hetim apo shpallur ne kerkim disa shtetas shqiptar.
Atentati
Pamjet filmike tregojne se skuadra e vdekjes ishte kordinuar per ta kryer atentatin qe te marten e dates 18 prill.
Vezhguesi anglez eshte pozicionuar ne barin dhe bilardon e verandes per ore te tera.
Ndersa vrasesi portugez, ka ardhur nga Kakarriqi dhe ka qendruar ne hyrjen e pallatit prane restorantit “Coral” per 8 ore rresht.
Per fatin e tij, Nikulaj nuk ka ardhur gjate asaj kohe ne lokal duke bere qe vrasesit te humbin durimin dhe ta shtyjne per nje dite me vone.
Diten e merkurre, me 19 prill 2023, kamerat e sigurise kane rregjistruar vrasesin portugez qe te shfaqet ne hyrjen e pallatit ne oren 11:37 minuta te paradites. Vrasesi zgjidhi pikerisht kete pallat si “baze te sigurte”, pasi aty jane kryesisht apartamente pushimi, dhe ne kete periudhe te vitit aty banon vetem nje familje.
Ky fakt i ka dhene siguri vrasesit se nuk do zbulohej.
Portugezi, per te kamufluar pamjen, eshte veshur shume trashe dhe me jelek antiplumb. Ai ka dashur te krijoje pershtypjen e gabuar te deshmitaret se eshte nje person i gjate, i mbushur, muskuloz.
Ne fakt eshte e kunderta. Ai eshte i gjate, por eshte i holle, i lehte ne levizje dhe me lekure mulati.
Ne pjesen e kokes ai ka perdorur edhe kapuç edhe skafandren e motorrit.
Gjate kesaj kohe anglezi eshte pozicionuar ne veranden e jashteme ku ndodhet bilardo. Ai shfaqet para kamerave ose duke pire birre i vetem ose duke luajtur bilardo me nje femije qe e ka gjetur rastesisht, gjoja per te kaluar kohen.
Anglezi ka ndjekur levizjet e viktimes nga momenti kur ai ka ardhur ne lokal.
Vezhguesi ka perdorur direkt aparatin celular per komunikim, ndersa vrasesi ka perdorur kufje te vendosura ne vesh.
Sapo Nikulaj ka mbetur i vetem, vezhguesi i ka kerkuar vrasesit te afrohet.
Por papritur, Nikulaj çohet nga tavolina leviz 15 metra perpara duke folur ne telefon.
Vezhguesi e dinte qe Nikulaj ishte i armatosur dhe po ashtu rrezikun se nese ai dyshonte per gjene me te vogel, mund te hapte menjehere zjarr.
Ne kete moment, vezhguesi i kerkon vrasesit te kthehet pas dhe te pres nje moment te dyte.
Vrasesi duket ne pamje qe kthehet ne mes te rruges dhe fshihet ne hyrjen e pallatit.
Ne oren 13:20, anglezi ben telefonaten e fundit duke dhene sinjalin se eshte koha e duhur. Fiks ne kete ore kamera fikson vrasesin portugez, duke dale nga hyrja e pallatit.
Ardiani sapo eshte ulur ne tavoline, krejt i vetem, me shpine nga dera duke mos kontrolluar as hyrjen e restorantit.
Per fatin e tij te keq, nje telefonate e papritur i terheq krejtesisht vemendjen.
Vrasesi pershkruan rrugen nga hyrja e pallatit ku qendronte i fshehur, hyn ne lokal, vepron ne befasi te plote duke mos i dhene asnje mundesi viktimes per tu mbrojtur.
Ai qellon 7 here me nje pistolete tip Zastava, i drejton armen rojes se lokalit si mase mbrojtese kunder ndonje reagimi dhe largohet me vrap.
Pistoleta Zastava e perdorur ne atentat krijon nje rremuje tjeter. Zastava eshte shume e ngjashme me pistoleten TT ( Tokarev) sepse perdor te njejtin kaliber fishekesh, por Zastava mban 9 fisheke ne karikator ndersa TT vetem 7 fisheke.
Vrasesi nuk e zbrazi te gjithe karikatorin prej 9 fishekesh, por qelloi aq sa u sigurua se misioni ishte permbushur.
Killeri ka patur me vete edhe nje pistolete te dyte, tip Glock, i gatshem ta perdorte nese do te kishte ndonje incident gjate largimit, por nuk pati nevoje ta perdore.
Largimi
Vrasesi portugez, pershkon me vrap distancen drejt motorrit, hipen ne te dhe largohet qetesisht fillimisht drejt Lezhes dhe pastaj ne aksin kombetare Lezhe - Shkoder duke ndaluar ne fshatin Kakarriq.
Ne dite normale nga Shengjini deri ne Kakarriq gjen te pakten dy patrulla policie.
Per fatin vrasesit portugez, mesditen e te merkurres se 19 prillit nuk ndodhej asnje patrulle ne rruge.
Vrasesi, dorezon motorrin, veshjet dhe armet tek “baza e sigurte” ne Kakarriq dhe menjehere niset me nje mjet drejt doganes se Kapshtices ne jug-lindje te Shqiperise.
Po ate mbremje, ne oren 21:25 minuta kamerat e pikes se kalimit kufitar Kapshtice, e kane rregjistruar vrasesin portugez duke kalur kontrollin me pasaporte ne dore dhe me kembe ka hyre ne brendesi te kufirit grek.
Aty nje mjet tjeter e ka larguar fillimisht drejt Selanikut dhe me linje ajrore vrasesi ka udhetuar me kompanine greke Aegean drejt ishullit te Rodosit qe ndodhet shume afer nga kufiri me Turqine.
Ndersa shtetasi anglez, menjehere pas atentatit, ka vrapuar drejt hotel “Besa” ku qendronte. Eshte paraqitur aty shume i trembur nga ajo qe kishte pare.
Ne barin e hotelit, ka pire nje birre bashke me nje ëiski dhe ka kerkuar nje taksi te largohet pasi ndihej shume i frikesuar.
Fillimisht ka udhetuar ne drejtim te Fushe Krujes, aty ka nderruar taksi dhe menjehere eshte nisur ne Rinas. Ne oren 18:00 te pasdites ai ka prere nje bilete me linjen ajrore qe largohej nga Shqiperia po ate mbremje.
I treti.
Edmond Haxhia, pasi permbushi misionin, u sigurua se i gjithe grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, nje dite me pas, mbremjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanise se Madhe…
Lini një Përgjigje