TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2025, 07:26

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht  në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 13°C, në zonat e ulëta 6 deri 18°C, në zonat bregdetare 10 deri 18°C.

Lini një Përgjigje