
Gazetarja Anduena Llabani ka folur për marrjen në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK, lidhur me dosjen e hetimit të CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta.
Llabani u shpreh se në seancën e sotme, Ilir Meta ishte agresiv dhe me tone të ashpra ndaj prokurorëve të SPAK.
Llabani tregoi detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë. Ajo tha se Meta mediton dhe bën aktivitet fizik.
“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.
Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”, tha Llabani për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje