
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas, i cili ndodhet i shtruar prej 5 ditësh në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë kritike.
Sipas informacioneve, Anastas tashmë ndodhet në kushte të terapisë intensive, por ende nuk ka një njoftim të ri, raporton CNN grek.
Kryepeshkopi u transportua pasditen e 3 janarit me një avion të forcave ajrore greke nga Tirana në Athinë.
Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.
Lini një Përgjigje