
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se në dosje e “Toyota Yaris” ka edhe emra prokurorësh.
Duke folur në “Euronews”, ai tha se ka disa fraksione dhe është një shpurë e madhe njerëzish që po hetohet.
“Është një dosje që e kemi përmendur shpesh. Ka një fluks të madh informacioni, që përfshin jo vetëm krim të organizuar, por edhe organe të drejtësisë. Këto i kemi fragmentare, pasi me urdhërimin që bëri gjykata, tha se këto janë sekrete dhe ne u kufizuam. Nëse dy persona që flasin për një të tretë që ka marr lekët, është një indicie dhe kërkon që ti të hetosh. Shumica e këtyre personazheve, qoftë të botë politike ligjzbatuese, se ka të policisë aty apo organeve të drejtësisë, ka vështirësi të madhe për tu vërtetuar.
Ka dhe një vështirësi të madhe aty se ka kolegë të prokurorëve të SPAK. Besueshmëria më e madhe që mua më bën ta shoh me optimizëm, është se përveç partnerëve aty te shtëpia e xhamit, këtej jemi me partneritet me belgët. Mua më kritikuan, se isha në Belgjikë se pata një takim për çështje të tjera dhe i pyeta dhe filluan të qeshnin. Vij e them se belgët kanë diçka. Kjo dosje nuk ka mbarur akoma dhe ka një shpurë njerëzish që po hetohen”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje