
Ish-Kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së, ka hedhur akuza në drejtim të deputetit socialist Pandeli Majko, lidhur me krimet elektorale, duke u shprehur se ai ka rënë në një përgjim ambiental, me persona të tjerë.
Pandeli Majko sot i ka shkuar në zyrë Kryetares së Kuvendit duke i kërkuar që ti drejtohet SHISH-it me një kërkesë, ndërsa u shpreh i gatshëm që të hetohet lidhur me këtë çështje.
Por ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, në emisionin Now në Euronews Albania, duke folur lidhur me çështjen tha se bazuar në ligj deputeti mund të bëjë një kërkesë, në rastin konkret në SHISH dhe brenda dy javësh merr përgjigje.
“Majko mund ti bëjë kërkesë SHISH dhe brenda dy javësh e merr përgjigjen. SHISH mund të thotë që në përgjim kanë qenë persona të tjerë, që nuk i bën të ditur, mund të thotë se po ka ndodhur, ose jo nuk ka ndodhur. Në anën tjetër, Berisha mund të dalë të thotë se janë asgjësuar dokumentet, sikundër ka deklaruar për çështje të tjera”, tha Beçi.
Lini një Përgjigje