
SPAK ka një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar gjithçka në raport me lobimin në SHBA nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e njohur tashmë me emrin Partia e Lirisë, për të cilën Prokuroria Speciale ka vënë nën hetim Ilir Metën.
Kjo u pohua nga eksperti për çështjet e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili në emisionin Now në Euronews Albania, tha se hetimet ndaj Metës vazhdojnë.
“Hetimet i përkasin një prej çështjeve që është lobimi në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me një dokument por me disa; për njërin dihet që ka firmosur Meta, për dy të tjerat eksponentë të LSI.
SPAK ka ndjekur paratë, letër porositë janë me SHBA, se të gjitha lobimet aty regjistrohen. Di që për këtë rast ka edhe një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar saktë, dhe nga kjo kemi mbërritur deri te masa. Nga paraqitja në paraqitje e Metës, e njeh atë edhe me më shumë prova të tjera që ka mbledhur SPAK dhe mbrojtja mbi bazë të tyre do bëhet mbrojtja. Vazhdojnë vijnë dokumente, hetimet vijojnë, nuk janë mbyllur”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje