TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 21:03

Vijon tallja Rama-Meloni me refugjatët, kthehen në Itali edhe 2 emigrantë të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon tallja Rama-Meloni me refugjatët, kthehen në Itali edhe 2

Vijon tallja e paktit Rama-Meloni me refugjatë. Pasi u njoftua se dy nga gjashtëmbëdhjetë emigrantët e parë që mbërritën në kampin e Gjadrit këtë të mërkurë, do të rikthehen në Itali pasi janë të mitur, tani do të kthehen edhe 2 emigrantë të tjerë.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi bëri me dije se do të kthehen në vend edhe 2 emigrantë të tjerë pasi kanë pasur probleme shëndetësore.

Nga 16 migrantët e ardhur, dy janë 16-vjeçarë nga Bangladeshi, ndërsa dy të tjerët të rritur në një gjendje të cenueshmërisë ekstreme.

Ministria e Brendshme njoftoi transferimin e dy fëmijëve të parë, por burime nga Shëngjini konfirmuan se dy refugjatë të tjerë do të silleshin me shpejtësi në Itali.

Katër të miturit do kthen me një skaf po ushtarak, pra do të ketë sërish kosto. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.

“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi në det është i paligjshëm dhe cenon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, shkruan kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.

Angelo Bonelli i të Gjelbërve shprehet se mekanizmi i vendosur nuk është vetëm një shpërdorim parash, por tashmë ka probleme të dukshme.

“Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy djemtë, si mund të ndodhë kur do të ketë qindra emigrantë?”, pyet ai.

Për sekretarin e +Europa Riccardo Magi “prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje ta përballojnë”.

“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t’i shpëtuar detyrimit për t’i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cënuarve”, shkruan "SeaWatch" në X.

Lini një Përgjigje