
Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu kanë analizuar ngjarjen e një javë më parë në Rinas, ku u vra Gilmando Dani.
Ata thanë se dinamika e ekzekutimeve të tilla ka vite që është e njëjtë, e megjithatë, autorët mbeten pothuajse gjithmonë të panjohur.
“Universiteti i vrasësve me pagesë në Nikël dhe Fushë Krujë vazhdon të prodhojë ushtarë të zotë. Vijnë nga Nikla, vrasin në Tiranë dhe ikin. Makina bëri vrasjen. Kishte dëshmitarë, nuk kishte polici. Makina iku në Fushë-Krujë, nuk u ndoq, nuk u kap. Kjo është shumë e rëndë”, tha Ferdinand Dervishi në “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ndërsa Sokol Bregu deklaroi: “Vdekja është e njëtrajtshme prej një dekade. Duhej të kishte ndërhyrë shteti. Modeli që ndjek është i njëjtë. Me një kamera ose një dron mund të kontrolloje një hapësirë kaq të vogël. Një njeri që niset për të vrarë e ka kryer. Parandalimi është gjetja e autorëve dhe nxjerrja para drejtësisë. Tani pa e mbaruar vrasjen ai, e dimë se ku do shkojë. Në një nga fshatrat! Ndjek të njëjtin model dhe për 12 vjet ti nuk arrin dot të zbulosh. Kështu janë edhe nja dy lagje në Marsejë, ku nuk hyn policia. I kemi bërë të gjitha kronikat njësoj. Çdo emision e kemi Fushë-Krujë”.
Lini një Përgjigje