
Autoritetet hetimore po ndjekin disa pista komplekse në lidhje me atentatin e Rinasit. Ka qenë gazetarja Klodiana Lala që ka treguar se hetimet janë shtrirë deri te një agjenci udhëtimesh.
Sipas saj disa dëshmitarë okularë kanë rrëfyer momentet e tmerrit, përfshirë një person që i shpëtoi për mrekulli atentatit, ku një plumb përfundoi në tavolinën e zyrës së tij. Një tjetër individ, i cili priste nënën e tij të kthehej nga jashtë, u gjend gjithashtu në rrezik kur makina e tij u prek nga të shtënat.
“Ka patur vetëm kontrolle të disa personave që besoj janë kontrolle rutinë, kryesisht kontrolle te prokurorisë janë ndalur në zonën e Niklës. Është shpallur në kërkim Ylli Zalla, është duke u hetuar nëse ai ka lidhje ose jo me këtë ngjarje, por ajo çka është konfirmuar deri më tani është që makina ka dalë nga fshati Halil, pra nga fshati Zall, fshatin Halil dhe në rrethrrotullimin e Rinasit dhe është larguar në të njëjtën mënyrë.
Momenti i dytë që po hetohen, janë pyetur dëshmitarë okularë në ngjarje, të cilët kanë treguar momentet e tmerrit që kanë përjetuar dhe janë dëshmitarë, njëri prej të cilëve ka shpëtuar nga atentati dhe plumbi ka ngelur tek tavolina e zyrës së punës.
Ndërkohë një person i cili po priste nënën e tij që vinte nga një udhëtim jashtë shtetit, po ashtu i është i është prekur makina dhe ka patur rrezik për jetën.
Ndërkohë që dy janë momentet e tjera. Një, hetimi i OSHE-së, sepse në dy ngjarje të rënda kriminale, pra në rastin e atentatit të Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri, si dhe në rastin e Gentjan Betjas, ka patur fikje të dritave në harkun kohor të 13 apo 14 orëve.
Dhe momenti tjetër është duke u hetuar dhe një agjenci turistike e cila ka prerë biletat të dy viktimave për të shkuar nga Tirana në Barcelonë dhe në kthim dhe ata janë pyetur.
Dhe momenti i tretë ka të bëjë me dyshime të forta të implikimit të zyrtarëve të policisë apo personave të tjerë të cilët mund të kenë luajtur rolin e informatorit në këtë ngjarje”, tha Lala në “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje