TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 22:11

Lirimi i Oltion Bistrit nga burgu, Zhabina: Dështimi i parë i SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i Oltion Bistrit nga burgu, Zhabina: Dështimi i parë i SPAK!

Ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, u lirua nga burgu, pasi akuza për korrupsion ndaj tij ra dhe u dënua vetëm për nxjerrje të akteve hetimore, duke qëndruar në paraburgim më gjatë seç parashikon kjo vepër.

Gazetari Xhevahir Zhabina e cilësoi lirimin e Bistrit si dështim të SPAK, por shtoi se duhet pritur edhe vendimi i Apelit.

“Ky mund të jetë dështimi i parë i SPAK, në raport me një çështje hetimore. Kemi një person të dënuar vetëm për nxjerrjen e akteve hetimore. Pavarësisht se akuzat ishin të rënda, korrupsion. Këtu duhet të kërkojmë më shumë nga prokuroria, për të parë cilësinë e provave. Megjithatë, SAPAK ka vendosur ta ankimojë, duhet parë. Kemi patur edhe rastin e ish sekretarit të ministrisë së mjedisit, Bllako, që u lirua dy javë dhe u rikthye në qeli. Bie teza që Gjykata e Posaçme është notere e Prokurorisë së Posaçme. Kur nuk ka prova të shpall gjykata të pafajshëm. Na bie teza që SPAK detyron gjykatën të japë vendime”, tha Zhabina në emisionin "Të Paekspozuarit".

Lini një Përgjigje