TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 22:17

Lirimi i Oltion Bistrit, Dervishi: Iu sekuestruan 3.1 mln euro, tani shteti duhet t’i paguajë dëmshpërblim!

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i Oltion Bistrit, Dervishi: Iu sekuestruan 3.1 mln euro, tani shteti

Ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, u lirua nga burgu, pasi akuza për korrupsion ndaj tij ra dhe u dënua vetëm për nxjerrje të akteve hetimore, duke qëndruar në paraburgim më gjatë seç parashikon kjo vepër.

Për Gazetarin Ferdinad Dervishi ky rast është fagrant dhe përcjell një mesazh të gabuar te punonjësit e policisë, pasi sipas tij, i orienton drejt korrupsionit.

Dervishi tha se vendimi ndaj Bistrit, të cilit iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, tani shteti do të duhet t’i paguaj edhe disa lekë pasi ka qëndruar disa muaj më tepër në burg se akuza për të cilën është dënuar.

Pjesë nga biseda në studion e emisionit "Të Paekspozuarit": 

Ferdinand Dervishi: Përballë këtij rasti, kishte njerëz që shoqëronin Vis Martinajn, përgjime pafund, në fund vjen lajmi, sekuestrohen 3.1mln euro pasuri. Ngrihet hipoteza është polic dhe jo biznesmen. Tani, ky bën 2 vjet burg dhe del. I bie që ky njeri me 3.1 mln euro pasuri, shteti ti japë edhe ca lekë këtij. Tani, e gjithë kjo histori, mua më thotë, cfarë leksioni mori trupa e policisë që ka shumë probleme? Mori leksionin bjeri me top, bashkëpuno me krimin, bëj miliona euro, se do bësh 1-2 vite burg dhe mban pasurinë.

Xhevahir Zhabina: Nuk e ka vërtetuar dot o Ferdinand!

Sokol Bregu: Arrestimi bëhet në bazë të dyshimeve, prandaj ka masë sigurie. Në gjykim e sipër nuk ka dalë gjërat. Tani, a ti kthehen paratë? Po që çke me të ti kthehen. U mbajt në burg? Duhet të kemi paragjykim ne? Bëre burg më tepër, shteti duhet të japë paratë. Tani, ti mendon se gjykata ishte e korruptuar?

Ferdinand Dervishi: Atëherë kush ka bërë hetimin e ka bërë keq.

Sokol Bregu: Standardet duhet të jetë të njëjtat. Nuk kemi standard të njëjta. Nëse një hetim mund ta paragjykojmë, një gjykatës, mbaroi ajo, dha dënimin, nuk ka pastaj. Po të fillojmë me këtë logjikë, përvec AKSHI-t që do vazhdojë aty...

Xhevahir Zhabina: Nëse ke hetim të bazaur vetëm në SKY ECC, ky do të jetë rezultati final.

Lini një Përgjigje