
Prej kohësh në Prokurorinë e Posaçme ka nisur edhe procesi i vettingun ku në sitë do të kalojë të gjithë punonjësit e administratës.
Deri më tani në filtër kanë kaluar 98 punonjës që kryesisht bëjnë detyra të ndryshme brenda prokurorisë special.
Nga kontrolli që i është bërë në tri kritere vlerësimi atë të pasurisë, integritetit të figurisë dhe aftësive profesionale kanë kaluar më sukses 56 punonjës.
Të dhënat tregojnë se 9 prej punonjësve i është ndërprere procesi i verifikimit të kushteve të sigurisë për shkak të daljes në pension apo dorëheqjes vullnetare.
Ndërkohë rezulton se procesi i vettingut brenda ambienteve të SPAK ka përjashtuar edhe 1 prej punonjësve të administratës e cila u gjet me shkelje.
Ndërkohë, në hetim vijojnë të jenë 42 punonjës të tjerë, konkluzionet e së cilit do shikohen nga komisioni i vlerësimit.
Ky komision përbëhet nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit./ Ora News
Lini një Përgjigje