TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2024, 12:29

Rama në Athinë/ Pas himnit kombëtar direkt në tallava

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Athinë/ Pas himnit kombëtar direkt në tallava

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar për takimin e Ramës me emigrantët dhe mbështetësit e tij që më së shumti udhëtuan me autobuza drejt Greqisë.

Dervishi është shprehur se mitingu u hap me himnin kombëtar dhe himin e europës por kjo ngjarje zgjati fare pak pasi skenën e rrëmbeu muzika e tallavasë.

"Mitingu në Athinë:

Pas himnit kombëtar dhe himnit të Europës direkt në tallava!", shkruan Dervishi në Facebook.

Takimi u hap me himin kombëtar dhe më pas vazhduan performancat këngëtarët që kryeministri kishte marrë me vete: Noizy dhe Era Rusi.

Noizy, një nga artistët që performoi sot në stadiumit “Galatsi” në Athinë ka ndërprerë këngën e tij dhe i ka bërë disa lajka kryeministrit. Në pallatin e sportit "Galatsi" në Athinë, kryeministri po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Ky takim është konsideruar nga Greqia si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.

 

Lini një Përgjigje