Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sportit të lojërave me dorë "Galatsi" në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptar në Greqi.
Kreu i qeverisë është pritur me duartrokitje dhe brohorima, teksa nuk kanë nguruar edhe thirrjet “Edi, Edi”. Takimi nisi me himbin kombëtar dhe të BE-së.
Takimi u hap me himin kombëtar dhe mëpas vazhduan performancat Noizy dhe Era Rusi.
Noizy, një nga artistët që performoi sot në stadiumit “Galatsi” në Athinë ka ndërprerë këngën e tij dhe i ka bërë disa lajka kryeministrit.
“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu sot. Është gjëja më e mirë që mund të bëj për shqiptarët, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Faleminderit kryeministrit që na mblodhi këtu. Jemi punëtore dhe meritojmë respektin e botës, të jemi të bashkuar gjithmonë sepse vetëm bashke mund t’ja dalim. Kjo këngë shkon për të gjithë ata që nuk kanë pasur besimin tek shqiptaret anë e mbanë botë”, shprehet Noizy.
Ky takim nga Greqia është konsideruar si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.
Lini një Përgjigje