TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2024, 11:00

Rama në Athinë, salla ‘Galatsi’ mbushet me të ardhurit nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Athinë, salla ‘Galatsi’ mbushet me të
Salla ‘Galatsi’

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot nga Athina turin me diasporën.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në stadiumin ‘Galatsi’, në sallën “Christmas Theater”.

Salla është mbushur plot me shqiptarë që janë nisur me autobuse nga fshatrat e Korçës dhe nga Tirana.

“Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 10.30 dhe pritet të kthehet në Tiranë pasdite. Të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë ditës së djeshme për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar në Klisto tou Galatsi”, shkruan protothema.

Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.

Rama ndërkohë mbërriti në aeroportin e Athinës, ku shoqërohet nga bashkëshortja Linda, ministrat, Noizy dhe Era Rusi.

Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

rama në athinë

Lini një Përgjigje