TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2023, 17:53

Vendimi i GJKKO për Belerin “hidhëron” Vangjel Dulen: Kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon Rama

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i GJKKO për Belerin “hidhëron” Vangjel Dulen:

Vendimi i GJKKO për të mos lejuar betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie ka hidhëruar Vangjel Dulen.

Kreu i PBDNJ ishte i pranishëm në sallë dhe pas seancës ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për interesat e tij.

Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demokracinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.

Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama.  Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”, u shpreh Dule.

Lini një Përgjigje