TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2023, 15:24

“Ambasada nuk bën politikë personale”, Qafoku për deklaratën e Wisner: Ishte sinjal se do të ketë të tjerë non-grata!

Shkruar nga Pamfleti

“Ambasada nuk bën politikë personale”, Qafoku për

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme për politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Wisner në një intervistë theksoi se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, teksa shtoi se mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë analisti Roland Qafoku në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kush e drejton Ambasadën Amerikane nuk bën politikë personale.

Teksa u ndal te rasti i Sali Berishës që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, theksoi faktin se ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, e ka thënë se do të ketë persona të tjerë të shpallur ‘non grata’, mes tyre politikanë e biznesmenë.

Askush që drejton ambasadën amerikane nuk bën politike  personale. Ju mendoni se me ikjen e Yuri Kim, aty do të vinte dikush dhe do të thoshte se ajo që  iku para meje ia fuste kot. Diplomacia amerikane nuk funksionon kështu. Diplomacia amerikane dhe  për një veprim duhet të njoftoj DASH që ta bëjë një gjë të tillë.

I dërguari me punë e ka thënë po aq qartë sa dhe Yuri Kim, që ne nuk duhet të lumturohemi që një nga personalitetet më të mëdha shqiptare si Sali Berisha është “non grata’ , por nuk ka politikë personale nga Ambasada Amerikane. Berisha nuk la asgjë me asnjë por e ka vetëm me DASH.  E ka thënë dhe Kim që DASH do të ketë emra të tjerë, politikanë, biznesmenë, që do të sanksionohen”, tha ai.

 

qafoku wisner non grata

Lini një Përgjigje