
Teksa sot pritet të mbahet seanca e radhës për Fredi Belerin, Omonia ka njoftuar mbajtjen e një proteste para SPAK.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Omonia iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kohë kur është përcaktuar të mbahet edhe seanca gjyqësore.
“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postimin e Omonias.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.
Lini një Përgjigje