TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2023, 09:00

“Çelësi bullgar hap dyert e blinduara”, eksperti tregon si skifterët shqiptarë 'thyejnë' shtëpitë e italianëve

Shkruar nga Pamfleti

“Çelësi bullgar hap dyert e blinduara”, eksperti tregon

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se sot shtëpitë nuk janë më të sigurta dhe se mund të thyhen shumë kollaj nga hajdutët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Softa theksoi se shtëpitë janë bërë herë pas here objekt sulmesh si pasojë e vjedhjeve.

Mes tjerash ai tregoi se çfarë bëjnë shqiptarët në vendet e BE duke shtuar faktin se sot dhe dyert e blinduara hapen pa pasur nevojë të përdoren mjete shkatërruese.

“Sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Herë pas here janë objekt sulmesh. Një pjesë e vjedhjeve raportohen ndërsa një pjesë tjetër nuk raportohet fare. Vjedhje dhe grabitje ka. Ka vjedhje që vijnë jo vetëm nga moshat por dhe nga të rriturit. Vjedhja është profesioni më i vjetër në botë. Vjedhja është kthyer në një fenomen shqetësues sepse shpeshherë përfundon me vrasje apo dhe dëmtime fizike.

Ai që shkon në një vjedhje sigurisht është i përgatitur. Shqiptarët janë bërë profesionist në vjedhje. Shqiptarët shkojnë në Itali, vjedhin dhe kthehen sërish me tragetin e radhë. Në Itali gati çdo 3 minuta kemi një sulm. Pjesa më e dobët e një banese është porta hyrëse. Mjetet që përdorin janë bërë më të sofistikuara. Është një çelës bullgar që hapen dyert e blinduara”, tha ai.

celesi bullgar fatjon softa

Lini një Përgjigje