TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 14:57

Urdhri për policët që kanë përdorur 'Encro Chat’, Dervishi: Harxhim kohe, përdoret në nivelet e larta!

Shkruar nga Pamfleti

Urdhri për policët që kanë përdorur 'Encro

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi ditën e djeshme urdhrin që u kërkon punonjësve të policisë që të vetëdeklarohen nëse kanë përdour aplikacionet “sky apo “Encro chat”.

Kjo nismë ka hapur debat sa i takon gatishmërisë së efektivëve për t’u vetëdeklaruar nëse kanë përdorur njërin prej aplikacioneve.

Gazetari Ferdinand Dervishi e konsideroi nismën si një harxhim kohe pasi sipas tij, asnjë prej efektivëve që mund ta ketë përdorur nuk do e tregojë diçka të tillë.  

Dervishi shtoi se sipas informacioneve të tij, rezulton se këto aplikacione janë përdorur nga policë të rangut të mesëm dhe të lartë për trafikun e lëndëve narkotike dhe për krimet ekonomike si ato të ‘call center’-ave.

Më rezulton që janë përdorur më së shumti nga policë të rangut të mesëm apo të lartë. Janë përdorur aty ku ka më shumë ku ka elementë kriminalë të përfitimit. Aty ku rritet kanabisi pra, në Krujë e Fushë Krujë. Po ashtu janë përdorur edhe aty ku ka krim ekonomik, si në call center. Rezulton që edhe në rrethe janë përdorur këto lloj aplikacionesh”- tha Dervishi.

urdhri për policët ferdinand dervishi

Lini një Përgjigje