
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se ka nisur të punojë për formularët e vetëdeklarimit për policinë që përfshijnë një pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat.
Gazetari Edison Vatnikaj shpjegoi se arsyeja e këtij vendimi është fakti se pas disa operacioneve u zbuluan se oficerë të lartë të policisë kishin përdorur këto aplikacione të koduara dhe kishin komunikuar nëpërmjet tyre me grupet e krimit të organizuar.
Ndërkaq Vatnikaj sqaroi dhe formën që do të ndiqet për plotësimin e formularëve të vetë-deklarimit nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Aplikacioni “Sky Encro Chat” po debatohet gjerësisht në Shqipëri, pasi ka hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale ku rezultojnë të përfshirë edhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.
Të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza” po kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Ata kanë dorëzuar një rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i la në burg, me argumentin se komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të quhen prova pasi nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji.
Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e të arrestuarve në shkallën e parë dhe në apel por ndaj tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. /Ora News
Lini një Përgjigje