TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 18:04

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme: Në Tiranë, opozita pritet të zhvillojë protestë mes reshjeve te shiut, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë.

Pjesëmarrja vlerësohet e pasigurt për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa Sali Berisha ka bërë thirrjen e fundit për mobilizim.

Në planin politik dhe institucional, është prezantuar projekti i BE-së me vlerë 10 milionë euro për bashkitë shqiptare, që synon forcimin e qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër, është shtyrë seanca gjyqësore Veliaj–Dado, ku u refuzua transmetimi “live”, ndërsa figura publike u shfaqën në mbështetje të kryebashkiakut.

Në fushën e rendit, drejtori i Policisë Skënder Hita u takua me studentët e Akademisë së Sigurisë, duke theksuar rëndësinë e etikës dhe besimit të qytetarëve.

Ndërkohë, në Sarandë policia ka zbardhur detaje nga vrasja e biznesmenit
Rexhep Ismaili, ku dyshohet ndërhyrja për të ndaluar një rrëmbim.

Në drejtësi, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ndërsa në Britani raportet flasin për rritje të ndikimit të grupeve kriminale shqiptare dhe të huaja.

Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në koalicion parazgjedhor me tre parti të tjera, ndërsa në SHBA, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka kërkuar përgjigje nga Irani për negociatat dhe ka paralajmëruar tensione me disa vende europiane.

Në fushën shëndetësore, shkencëtarët po monitorojnë një shpërthim të hantavirusit, ndërsa OBSH thekson se rreziku për publikun mbetet i ulët, pavarësisht paralajmërimeve për mënyra të pazakonta transmetimi.

Lini një Përgjigje