TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 15:19

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, seanca e rradhës në Administrative në 19 qershor

Shkruar nga Pamfleti
Padia e Veliajt kundër Ols Dados, seanca e rradhës në
Erion Veliaj në Administrative

Seanca e rradhës në Gjykatës Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur Ols Dado, sa i takon emërimit të tij si prokuror, do të zhvillohet më 19 qershor.

Ky është vendimi i marrë sot, ku Veliaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa ngriti disa pyetje sa i takon emërimit të Dados si prokuror. Përmes padisë, Veliaj synon të rrëzojë emërimin e Ols Dados, i cili prej gati dy dekadash ushtron funksionin e prokurorit.

Gjatë seancës së sotme pati disa debate, përfshi edhe atë me përfaqësuesin e KLP-së.

Plarent Ndreca, avokat i Veliajt, gjatë seancës tha se përfaqësuesja e KLP nuk ka tagër për të bërë parashtrimet.

“Zonja që përfaqëson KLP nuk ka tagër për të bërë parashtrimet”, është shprehur ai.

Por, përfaqësuesja e KLP ka theksuar se kryetari ka tagër për të caktuar pjesën tjetër të administratës.

Kryetari ka tagrat për të caktuar pjesën tjetër të administratës, kam 6 vite që ushtroj këto tagra si përfaqësuese e KLP me këtë model përfaqësimi”, ka thënë përfaqësuesja e KLP.

Gjykata vlerësoi se autorizimi cilësohet i rregullt, ndërsa avokati Ndreca tha se është e qartë se ka presion mjaft të madh lidhur me çështjen në fjalë. Ai pretendon se emërimi i Ols Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, sikundër Kryetari i KLP-së ka rrëmbyer kompetencat e një organi kolegjial.

Çfarë kërkon Veliaj nga Administrativja?

Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të tij si prokuror në vitin 2008, me argumentin se nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj akuzoi prokurorin Ols Dado tha se ky I fundit më është qepur për inceneratorin, Teatrin dhe kur nuk gjeti gjë, kaloi te kontrolli i familjarëve.

S’i gjetëm gjë me punën e tij e hajt t’i hyjmë robve të shtëpisë”, mësohet të ketë deklaruar Kryebashkiaku gjatë seancës.

“Si i padituri Dado, ashtu edhe vetë KLP autoriteti që duhej të kishte garantuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtij funksioni publik, sot pretendojnë se unë nuk legjitimohem t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar kontrollin e këtij autoriteti.

Sepse sipas kësaj logjike, qytetari mund të hetohet, të survejohet, të arrestohet, të izolohet dhe të kontrollohet në çdo aspekt të jetës së tij personale, familjare dhe publike; një kryetari bashkie mund t’i ndërpritet ushtrimi i mandatit të dhënë nga qytetarët; qytetarëve mund tu merret nga zyra kryetari i zgjedhur prej tyre, por në momentin që ata i drejtohen gjykatës për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet, atëherë ai nuk konsiderohet më subjekt i mbrojtjes së ligjit, por rrezik për drejtësinë vetë.

Pra, qytetari mund t’i japë drejtësisë shpatën e pushtetit për të vepruar në emër të tij, por nuk paska të drejtë të pyesë se kush po e mban atë shpatë, me çfarë legjitimiteti e mban dhe në emër të kujt po e përdor kundër tij.

Benjamin Cardozo, një nga figurat më të ndriçuese të Gjykatës Supreme amerikane, paralajmëronte se drejtësia humbet kuptimin e saj në momentin kur garancitë proceduriale reduktohen deri në pikën që qytetari mbetet i pambrojtur përballë pushtetit. Dhe pikërisht këtu lind pyetja thelbësore e kësaj çështjeje”, ka deklaruar Veliaj.

Lini një Përgjigje