TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 14:05

Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj kërkon transmetim live

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj kërkon transmetim live
Gjyqi kundër Ols Dados

Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të tij si prokuror në vitin 2008, me argumentin se nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Ndryshe nga hera e fundit, Veliaj është prezent sot në sallë, ndërsa gjyqin po e ndjekin edhe aktorët Robert Ndrenika e Gazmend Paja. 

Seanca nuk është tansmetuar live për publikun siç kërkoi Veliaj.

Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP. 

Sipas avokatit, nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

Kujtojmë se më 3 prill, për rreth 1 orë u mbajt seanca gjyqësore pikërisht për këtë padi.

Presidenca përfaqësohej nga Sara Bërdullima, ndërsa përfaqësuese e KLP-së ishte Danja Hobdari. Ndërkohë, mungoi avokatura e shtetit. Pati një sërë diskutimesh në këtë seancë përgatitore për palët, megjithatë togat e zeza kërkuan që padia të rregullohet, duke dhënë afat 20 ditë.

Në të kundërt, çështja do të pushohet.

gjyqi kundër ols dados

Lini një Përgjigje