TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 13:26

Semani si Lalzi, Rama dhe Subashi dhurojnë 270 ha toka në bregdet, maskuar pas projekteve fotovoltaike

Shkruar nga Pamfleti
Semani si Lalzi, Rama dhe Subashi dhurojnë 270 ha toka në bregdet,
Semani /

Nën maskën e impianteve të energjisë, klientët e pushtetit po marrin mijëra metra katrorë tokë shtetërore në bregdetin e Semanit, ndërsa dyshimet flasin për një plan të ri betonizimi me vila, hotele e resorte...

Kryeministri Edi Rama ka nisur zbatimin e një projekti klientelist për të betonizuar edhe bregdetin e Semanit në Fier me pallate, vila e hotele, tipik si betonizimi masiv i bregdetit të Lalzit, ku nuk ka mbetur asnjë metër katror mjedis e plazh publik.

Ky projekt betonizimi është koordinuar mes qeverisë dhe Bashkisë së Fierit, i maskuar pas gjoja zhvillimit ekonomik të zonës, nëpërmjet ndërtimit të impianteve të energjisë fotovoltaike në toka shtetërore përgjatë bregdetit të Semanit.

Në 3 vitet e fundit, kryeministri Edi Rama ka miratuar 47 leje ndërtimi për impiante fotovoltaike në zonën bregdetare të njësive administrative Grykë-Topojë të Semanit, duke tejkaluar sipërfaqet e tokave që përcaktojnë projektet e tyre.

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka miratuar dhënien e sipërfaqeve të tokave falas, sipas paracaktimit klientelist që ka bërë kryeministri Edi Rama në vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, mbështetur në propozimet formale të bashkisë.

Pra, fillimisht janë bërë pazaret, janë ndarë sipërfaqet për ata që i kanë marrë e do t’i marrin, dhe janë miratuar lejet e ndërtimit me letra formale, shoqëruar me vendime mbështetëse për linja energjie, uji e rrugë për secilin impiant fotovoltaik.

Në listën e vendimeve që kanë miratuar kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, konstatohet fakti se lejet dhe tokat shtetërore i kanë marrë vetëm oligarkë, familjarë e ortakë të pushtetarëve, si dhe individë e trafikantë të lidhur me ta.

Mes tyre janë djali i Gramoz Ruçit, vajza e dhëndri i Fatmir Xhafajt, oligarku Pëllumb Salillari, ish-drejtori i Gardës së Republikës, Gramos Sako, me vëllain Artan Sako, etj.

Këta kanë marrë nga 50 mijë m2 toka falas në bregdetin e Semanit, por konstatohet se projektet e tyre fotovoltaike janë në sipërfaqe 10 mijë deri në 15 mijë m2 tokë. Pra, u janë dhënë nga 35 mijë deri në 40 mijë m2 toka më tepër.

Nga informacioni i ardhur në “Pamfleti”, rezulton se përgjatë bregdetit të Semanit në Fier, brenda viteve 2026-2027 do të jepen edhe 35 leje të tjera ndërtimi, shoqëruar me nga 50 mijë m2 toka për gjoja ndërtim impiantesh fotovoltaike.

Pra, ata do të përdorin nga 10 mijë deri në 15 mijë m2 toka në bregdet për impiantet e energjisë, ndërsa sipërfaqet e tjera bregdetare, nga 35 mijë deri në 40 mijë m2 toka më tepër, do t’i përdorin për ndërtim pallatesh, resortesh, hotelesh e komplekse vilash, me lejet që do t’u miratojë Edi Rama.

Deri tani, atyre që kanë marrë lejet dhe tokat falas u janë dhënë rreth 270 hektarë toka më tepër përgjatë bregdetit të Semanit në Fier për biznese ndërtimi.

Këto sipërfaqe tokash, që qeveria dhe Bashkia e Fierit i kanë deklaruar “të pafrytshme” dhe i kanë dhënë falas, thuhet se do të mbushen me ndërtime si në Lalz, zonë që filloi me dhënie tokash për kioska dhe tashmë është mbushur me objekte betoni./Pamfleti

 

semani si lalzi rama subashi

3 Komente

  1. b
    bimbashi

    ska pike dyshimi, te gjithe e dine ne FR kush i ka marr parcelat pritet vetem drita jeshile per "zhvillimin" me beton te zones.

    1. p
      pamfleti

      o flliqesira serb-komuniste, eshte sistem diellor energjie

      1. J
        Jeta

        Mos u be naiv. Nuk ka lodhje me sistem energjie elektrike diellore. "Energjia" eshte maske per te betonizuar. Projektet me energji diellore nuk jane profitabile. Nga nje hektar panella diellore mund te fitosh jo Le shume se 2000 euro neto ne muaj. Pyet dhe lexo, do ta mësosh kete. Por, kjo eshte hajni dhe mbi te gjitha eshte hap tkeyer drejte deshqiptarizimir te Shqiperise, dhe greqizimit te saj. Kete e bejne Ramuti e Saëehu sipas urdherave te padroneve te tyre grekoshkije. A jeni ne mend ju? Si vendoset Fieri nen drejtimin e nje mercenari me shtetësi greke qe mbjell e pergap shevenizem grekosllav antishqiptar?. Prandaj aty ne Fier, edhe shqiptarve te sanxhaku, qe dikur u dëbuan per ne Shqiperi dhe u vendosen ne Fier, lobi shkja dhe Ramuti e grekoshkjau Subashi u hapi shkolle ne gjuhen serbe?! A jeni ne mend ju?! Cfare po Beni keshtu me Shqiperine?!

      Lini një Përgjigje