TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 11:28

Atentati ndaj ish prokurorit në Durrës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj ish prokurorit në Durrës, SPAK kërkon burgim
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, dy të pandehurit lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Dervishajn, ndërsa për Meçen kanë kërkuar 35 vite burg.

Atentati ndaj ish prokurorit në Durrës, SPAK kërkon burgim

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të dy të pandehurve.

Si ndodhi atentati?

Atentati ka ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.

Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve.

48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e biznesmenit libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Kryeministri Edi Rama e cilëson Ndojën në grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që "e shfrytëzojnë pushtetin me moton "të kapim çfarë të kapim" (KÇK).

spak kërkon burgim të përjetshëm për plaurent dervishajn

Lini një Përgjigje