TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 10:06

Padia e Veliajt kundër prokurorit Ols Dado, zhvillohet sot seanca në Gjykatën Administrative 

Shkruar nga Pamfleti
Padia e Veliajt kundër prokurorit Ols Dado, zhvillohet sot seanca në
Ols Ddao dhe Erion Veliaj

Gjykata Administrative pritet të shqyrtojë sot padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj kundërshton ligjshmërinë e emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008, duke pretenduar se ai nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte kushtet ligjore për t’u emëruar në detyrë.

Sipas pretendimeve të paraqitura nga pala paditëse, Dado nuk përfiton as nga kriteret përjashtuese që do ta lejonin të kualifikohej për postin e prokurorit pa përfunduar këtë shkollë.

Deputeti Plarent Ndreca deklaroi se edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është bërë pjesë e asaj që ai e cilësoi si një “harmoni institucionale” për të shmangur shqyrtimin në themel të çështjes.

Sipas Ndrecës, dokumentet dhe provat e administruara deri më tani tregojnë se Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, ka firmosur dekretin e emërimit të Ols Dados pa kryer verifikime të plota mbi kushtet ligjore që kërkonte posti.

"Në vend që të kërkojë shqyrtimin në themel të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës juridike mbi vlefshmërinë e dekretit presidencial, përfaqësuesja e KLP-së është paraqitur në gjykim me të njëjtën strategji procedurale si vetë subjekti që është objekt i kontrollit, përmes goditjes së legjitimimit të paditësve. KLP po përpiqet të pengojë vetë shqyrtimin në themel të saj. Pra organi kushtetues që duhet të garantojë ligjshmërinë dhe integritetin e sistemit prokurorial behet pjesë e një mekanizmi institucional mbrojtës që synon mbylljen procedurale të një problemi me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës", tha Ndreca.

Debatet e zhvilluara në Gjykatën Administrative kanë nxjerrë në pah se në momentin e dekretimit të Dados, Presidenca kishte në dispozicion vetëm propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe shkresën përcjellëse.

Avokati i Veliajt kërkoi edhe një herë që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe seancat të transmetohen drejtpërdrejt. Sipas tij, vendimmarrja e një autoriteti që, sipas pretendimeve të padisë, nuk ka pasur bazë ligjore, ka ndikuar drejtpërdrejt në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut të Tiranës dhe interesat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, avokati i Ols Dados i kërkoi gjykatës rrëzimin e padisë. Ai argumentoi se procesi penal ndaj Veliajt nuk ndikohet nga kjo çështje, pasi hetimet nuk drejtohen vetëm nga Dado, por edhe nga prokurori Altin Dumani.

Veliaj u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të ndjekin seancën e 8 majit dhe të kërkojnë transmetimin live të procesit gjyqësor që lidhet me padinë për emërimin e prokurorit të posaçëm Ols Dado.

padia e veliajt kunder ols dados

Lini një Përgjigje