TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 12:11

Skënder Hita takim me studentët e Akademisë së Sigurisë: Besimi i qytetarëve, pasuria jonë më e madhe 

Shkruar nga Pamfleti
Skënder Hita takim me studentët e Akademisë së
Skënder Hita

Pas incidentit ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë shfaqën probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një takim me studentët dhe efektivët në trajnim.

Gjatë fjalës së tij, Hita u ndal te rëndësia e rolit që do të kenë në të ardhmen si pjesë e strukturave të rendit dhe sigurisë, duke theksuar se marrëdhënia me qytetarët mbetet elementi kryesor i punës policore.

“Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe. Vlerësoni çdo leksion, silluni me etikë dhe integritet”, u shpreh ai.

Drejtori i Policisë vlerësoi gjithashtu vendimin e studentëve për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë, ndërsa theksoi se profesioni kërkon përgatitje serioze dhe përgjegjësi të vazhdueshme.

“Të dashur studente dhe studentë, zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar. Ai kërkon përkushtim, disiplinë dhe ndjenjë përgjegjësie”, tha Hita.

Sipas tij, formimi profesional duhet të ecë paralelisht me integritetin personal, pasi këto janë elemente të domosdoshme për ushtrimin e detyrës në Policinë e Shtetit.

Në takim, Hita deklaroi se Akademia e Sigurisë funksionon mbi standarde bashkëkohore dhe programe të përafruara me praktikat ndërkombëtare, ndërsa nënvizoi se shërbimi ndaj qytetarëve dhe vendit kërkon ndershmëri dhe angazhim të vazhdueshëm. 

 

skender hita

Lini një Përgjigje