TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 13:54

Gjyqi kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Administrative; Gaz Paja dhe Ndrenika në gjykatë për mbështetje

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në
Erion Veliaj mbërrin në Administrative

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku pritet të shqyrtohet padia e ngritur prej tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Në ambientet e gjykatës janë parë edhe aktorët Gaz Paja dhe Robert Ndrenika, të cilët kanë qenë të pranishëm në mbështetje të Veliajt. Kryebashkiaku ndodhet aktualisht nën hetim për 13 akuza penale, mes tyre korrupsion në nivele të larta, pastrim parash, deklarim të rremë të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje apo mbajtje të sendeve të ndaluara në paraburgim.

Në padinë e depozituar në Administrative, Veliaj kundërshton emërimin e Ols Dados si prokuror, duke pretenduar se ai është emëruar në kundërshtim me ligjin.

Sipas pretendimeve të kryebashkiakut, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe për pasojë nuk plotëson kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës së prokurorit.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, kërkoi që seanca të zhvillohet publikisht. Ai deklaroi se çështja po tentohet të mbyllet përmes procedurave që, sipas tij, kufizojnë transparencën dhe legjitimitetin e palës paditëse. 

Sipas Ndrecës, dokumentet dhe provat e administruara deri më tani tregojnë se Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, ka firmosur dekretin e emërimit të Ols Dados pa kryer verifikime të plota mbi kushtet ligjore që kërkonte posti.

 

erion veliaj ne administrative kunder ols dados

Lini një Përgjigje