TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 14:57

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
Edicioni i lajmeve

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur në Gjykatën Administrative ku po shqyrtohet padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, me pretendime për emërim të paligjshëm. Seanca është shoqëruar edhe me praninë e figurave publike në mbështetje të kryebashkiakut.

Në Sarandë, policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u qëllua pasi ndërhyri për të ndaluar një tentativë rrëmbimi në lokalin e tij.

SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite për Julian Meçen, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet në vitin 2019, ku humbi jetën shoferi i tij.

Në Angli është arrestuar Irfan Azizi, i njohur si “Fania i Beratit”, gjatë procesit të ekstradimit drejt Shqipërisë, pasi kishte thyer kushtet e lirimit.

Në Gjermani, një operacion policor po vijon në qytetin Sinzig pas një grabitjeje banke me pengmarrje, ku autorët dyshohet se janë mbyllur brenda kasafortës.

Ndërkohë në Itali, mediat raportojnë arrestimin e ish-ambasadorit Piergabriele Papadia, i akuzuar për një skemë korruptive të vizave Schengen për qytetarë rusë me vlera deri në 16 mijë euro për person. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje