TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2026, 14:36

Padia në Administrative, Veliaj: E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror

Shkruar nga Pamfleti
Padia në Administrative, Veliaj: E di gjithë Shqipëria që
Veliaj

Në Gjykatën Administrative po zhvillohet seanca lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Veliaj deklaroi se procesi është zhvilluar pa transparencë dhe shprehu pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohet çështja.

“E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror. Ka konflikt interesi ILD-ja. Shpreh zhgënjimin që duan errësirë për këtë proces. I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqyrtimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë; ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbrojë gazetarët, të mbrojë veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh; të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, tha Veliaj.

 

Lini një Përgjigje